Protestë pro Palestinës në Tiranë/ Burhan Fili: Nënat shkruajnë emrat e fëmijëve në trup, për t’u pasur një varr! Të ndalet genocidi në Gaza!(Video)

Genocidi në gaza është tëma krysore ku flitet, diskutohet dhe protestohet. Aty ku  numri I të vdekurve ka kaluar shifrën 30.000.

Ka qenë Buhan Fili ai që këkoj ndalimin urgjent të genocidit në Gaza dhe kujtoj  që prezenca jonë nuk është thjesht një tubim fizik, po kjo është një thirrje mbarë njerëzore, sic e shohim çdo ditë në mbarë botën, sidomos në perëndim dhe lindjen e largët. Kujtojmë që kjo protestë ka ardhur pas refuzimeve disa javore nga policia e shtetit ndaj qytetareve shqiptare që duan të protestojnë kundër gjenocidit izraelit.

Fjala e Burhan Filit:

Shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj atyre të cilët arritën ta realizonin këtë protest pas shumë mundimeve dhe vështirësive. Ata nuk u ndalën. E vërteta duhet të mos të lehet mënjanë. Ne do të triumfojmë vetëm atëgherë kur ta njohim të vërtetën dhe ti dalim zot asaj. Nëse ne heshtim, gjë për të cilën ato nuk na duan të mirën duan të na lënë të heshtim, por heshtja nuk zë vend në ata që kanë ndërgjegjen e pastër. Pë rata të cilët është e vrejtët dhe përzier, atëherë heshtja do zëjë vend. Simbolizimin e fotove që kemi këtu na dërgojnë deri në gaza. Imagjinoni nënat në gaza që foshnjat e tyre u vranë në mënyrë barbare. Shumë prej nënave në gaza kanë shkruar emrat e bebeve të tyre në gjymtyrët e tyre, që nëse ato do të shkatërrohen, të keni emër në arkivol dhe mos të kenë varre pa emër. Por këto nuk harrohen nga Zoti, dhe ne nuk do ti harrojmë. Prezenca jonë nuk është thejsht një tubim fizik, po kjo është një thirrje mbarë njerëzore, sic e shohim çdo ditë në mbarë botën, sidomos në perëndim dhe lindjen e largët. Shumica e atyre njerëzve, që janë me qindar mijëra në Berlin, londër, paris, shba, ato dalin jo në emër të një feje, por në emër të humanizmit. Ajo që po ndodh në gaza është llahtari, por në të njëjtën shërben për të zgjuar ndërgjegjen e atyre njerëzve që ende janë duke fjetur, ende nuk e pranojnë të vërtetën duke i ndihmuar me të gjitha format dhe mënyrat ato të cilët po vrasin fëmijët dhe po vrasin me sadizëm dhe cinizëm. Ka nga ata që po i shikojnë krimet duke pirë kafe ose duke qeshur. Ne nuk duhet të heshtim, heshtja është armiku i ndërgjegjes së pastër. Ata të cilët kanë ndërgjegjen e pastër nuk heshtin. Ata që po ngrihen në europë, shumica dërmuese e tyre nuk janë muslimanë, nuk janë palestinëzë, por janë njerëz që kanë arritur ta çlirojnë venten e tyre nga prangat e frikës dhe prangat e injorancës. Kjo është një shprehje e gjallë e njerëzve të cilët jetojnë me ndëërgjegje të pastër. Në këtë tubim duhet të marin pjesë është ata që janë pas meje, duke pikë kafe. Kjo është një çështje e humanizmit, nuk është çështje thjesht fetare. Edhe kryetari i bashkisë do të ishte e mira të ishte këtu, edhe politikanë të tjerë do ishte e mira të ishin këtu, edhe hoxhallarë të tjerë të ishin këtu, edhe priftërinj të tjerë të ishin këtu, edhe pastori të ishte këtu. edhe populli i gjithë të ishte këtu. Është kollaj me dal në panele në tv dhe për të biseduar, por këtu në sheshin e humanizmit për të shprehur atëq që është: Ndal luftës në Gaza. Ndalo luftimet e ashpra dhe dhunën në Gaza. Fri Plaetinë, palestina e lirë! Ndal genocidit të muslimanëve! Edhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Unë isha në disa protesta në shba përpara 1 muaj dhe shumica e protestuesve ishin jo muslimanë, jo arab dhe jo palestinëz. Dhe kishte edhe jehudi, dhe dilin krah për krah me ne! Pse? Sepse është një çështje njerëzore, është çështje e humanizmit që ne duhet të ecim dhe ta marrin vesh të gjithë që ne sjemi kundër ndonjë kombi, por jemi kundër atyre që janë të llastuarit e oksidentit.Është në natyrën tonë të jemi paqësore. Është kudnër nesh dhe natyrë tonë të mos jemi! Të flasim të vërtetën dhe të mos të heshtim, dhe ngulim këmbë që e vërteta të triumfojë. Të ndalen genocidi vrasjet, gjakderdhja dhe palestina të jetë e lirë sa më parë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne