Protestuesit e opozitës djegin goma para Kuvendit

Ashtu siç pritej, protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave të vjetra që kishin marrë me vete në protestën e sotme para Kuvendit. Gjithashtu nuk kanë munguar as tensionet e vogla me efektivët e Policisë. Gjithashtu sipër gomave ishin dhe pankartat me fotot e qeveritarëve me mbishkrimin “Narcos”.

Kjo protestë po mbahet paralaleshit me seancën plenare, teksa vjen pas investigimeve të emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, ku u dëshmuan lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale.

Për mbarëvajtjen e sigurisë janë angazhuar rreth 400 efektivë policie, teksa në terren ndodhet dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ndodhet në terren për të monitoruar situatën. Ndërkohë, përveç maskave kundra gaz, efektivët e Policisë janë pajisur edhe me fikse zjarri, të cilat u përdorën edhe të martën ndaj qytetarëve në protestën para Bashkisë së Tiranës. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne