Protestuesit përplasen me policë në aksin Kashar-Thumanë: Godasin në mënyrë provokative qytetarët

Banorët e Fushë-Krujës, Krujës dhe Thumanës janë duke zhvilluar protestën e gjashtë, ku kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.

“Këta madje të vrasin, po popullin shqiptar kurrë nuk e mposhtin. Vriteni frikën ju para se t’ua marrë pushteti. Godasin në mënyrë provokative protestuesit. Të gjithë t’i bashkohen protestës”, u shpreh një protestues. “Mund të paguajmë edhe vetë, vetëm të kemi zgjidhje dhe rikthim në normalitet. Nuk mund dot t’i penalizosh gjithë këta banorë, mirë që për bizneseve s’u bie ndërmend, por të paktën të na japin rrugë”, theksoi një biznesmen.

Protesta e 6 e banorëvë të Thumanës, me thirrjet ndaj autoriteteve për të patur akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Të shumtë janë qytetarët, të cilët janë pjesëmarrës në këtë protestë të qetë, ndërsa herën e shkuar Policia përdori gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë banorët.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne