Qeveria e re në Kosovë/ LDK, AAK dhe Nisma mbledhin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së bashku me aleatët e saj, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.

Tri partitë kanë bërë gati nënshkrimet dhe sot pritet që ato të dorëzohen në Kuvendin e Kosovës.

Pas dorëzimit të këtyre nënshkrimeve, kryetarja e Kuvendit ka për detyrë që brenda 48 orëve të thërrasë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të vendoset për mbajtjen e seancës.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të bëjë thirrje që kjo nismë është joligjore dhe se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Partitë që kanë në plan një qeveri të re, thonë se i kanë numrat e nevojshëm për të krijuar shumicë në Kuvend./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne