Veshja e fustaneve abaja nga disa vajza myslimane në shkollat franceze është “sulm politik”, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë së Francës, Olivier Veran, derisa e shpjegoi ndalimin e kësaj veshjeje.
Ministri i Arsimit te Francës, Gabriel Attal, tha të dielën se fustanet e gjata e lirshme, me origjinë nga lindja e mesme, nuk do të lejohen më në shkolla nga viti i ri shkollor që nis javën e ardhshme, sepse e shkelin ligjin laik.
Veran tha se abaja “është qartazi” veshje fetare dhe “sulm politik, shenjë politike”, të cilën ai e cilëson si përpjekje për konvertim në islam.
Attal tha të hënën se qeveria e ka bërë të qartë se abaja “nuk e ka vendim në shkolla”.
“Shkollat tona po sprovohen. Muajt e fundit, shkelja e rregullave laike është rritur dukshëm, posaçërisht për veshjen e rrogave fetare, siç është abaja apo qamisi, të cilat janë parë – dhe kanë mbetur – në disa institucione”, tha Attal.
Vendimi i Attalit për ta ndaluar abajasin ka nxitur debat të ri për rregullat laike të Francës, dhe nëse ato po përdoren për ta diskriminuar pakicën e madhe myslimane të vendit.
Qeveria ua ka mbajtur anën politikanëve djathtistë dhe të ekstremit të djathtë, të cilët kanë bërë trysni për ndalimin e kësaj veshjeje menjëherë, duke argumentuar se ajo është pjesë e një agjende më të gjerë nga islamistët për ta përhapur praktikimin e fesë nëpër shoqëri.
Por, politikanët majtistë dhe shumë myslimanë i cilësojnë rregullat laike të Francës si një front i përdorur nga konservatorët për politika islamofobike.
Kushtetuta e Francës ua garanton qytetarëve të drejtën për ta praktikuar fenë lirshëm por ne te njejten kohe nderhyn ne zgjidhjen personale te veshjeve duke jua shkelur te drejtat e praktikimit te fese dicka qe bie ne kundershtim me te drejtat njerezore,
Ndaj ndalesës së abajes pritet të ketë ankesë ligjore dhe kjo do t’ua vështirësojë punët autoriteteve shkollore të cilat do të duhet të vendosin se kur një veshje e gjatë dhe e i lirshme kalon nga një zgjedhje personale mode në një qëndrim fetar./Rel/GazetaImpakt