Qeveria mbështet Izraelin, shqiptarët në protestë pro Palestinës

Në Shqipëri do të mbahet sot protesta e dytë në mbështetje të Palestinës. Qindra qytetarë pritet të dalin në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në orën 12:00 dhe të kundërshtojnë pushtimin zionist në Palestinë.

Ndonse Qeveria shqiptare dhe krerët e lartë të shtetit kanë shprehur mbështetje për Izraelin, qytetarët pritet ti kërkojnë ndryshim të këtij qëndrimi dhe ti bëjnë presion që edhe zyrtarisht Shqipëria të kërkojë armpushim.

“Të nderuar vellezër dhe motra !
Mediat kanë një trysni të madhe që mos ta transmetojnë tubimin tonë nesër.
Do tju luteshim që ky lajmerim të shpërndahet sa më shumë dhe gjithashtu do kërkonim që kush të mundet të futet live në rrjete sociale gjatë protestës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Në pritestën e parë të mbajtur më 20 Tetor dhjetra qytetarë tubuan paqësisht në mbështetje të Palestinës, por gjeti pak mbështetje nga mediat kombëtare. Në protestën e sotme, pritet të ketë më shumë qytetarë në shesh, pasi edhe në kryeqytetet europiane qytetarët janë ngritur kundër qeverive dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftës dhe ndërprerjen e mbështetjes për Izraelin./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne