Masakra në Gaza ka sensibilizuar gjithë botën në protesta të rregullta javore të llojeve të ndryshme. Në USA është bllokuar një urë lidhëse kryesore për rreth 2 orë nga protestuesit propalestinezë, apo në Australi protestuesit kanë bllokuar anijet ne port që conin armë në Izrael . Disa shtete kanë ndërmarrë nisma si tërheqjen e ambasadorëve të tyre nga Izraeli apo bllokimin e lidhjeve tregtare me këtë vend. Turqia ka nisur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve ku akuzon Izraelin për krime lufte në Gaza.
Ndërkohë Shqipëria vetëm me 3 milion banorë me shumicë muslimane, ka vendosur të jetë një aleate e kriminelëve të luftës. Në Tiranë janë organizuar 2 protesta për Palestinën dhe të dyja nuk kanë kaluar pa probleme. Në Protestën e fundit protestuesit u rrethuan me gardh policor si të ishin kriminelë duke frikësuar gratë e fëmijët në protestë.
Dje u njoftua për organizimin e një proteste tjetër në datë 19 Nëntor 2023, megjithëse ligji parashikon vetëm njoftimin e organeve policore, në këtë rast policia proizraelite ka vendosur nadlimin e kësaj proteste me pretendimin se ka një ndeshje futbolli me datë 20 nëntor dhe duhet të ruajnë rendin e sigurinë. Njëanshmëria ligjore që organet e policisë tregojnë se taksapaguesit shqiptarë nuk trajtohen njëlloj për shkak të bindjeve të tyre politike dhe diskriminohen nga grupet e tjera që mbështesin izraelin e që bëjnë organizime në rang ambasadorësh e qeveritarësh pa u shqetësuar aspak nga cënimi i rendit apo sigurisë nga pjesa tjetër që mbështesin Palestinën.
Postimi i organizatoreve:



