Presidenti Erdogan i kërkon Gjermanisë të veprojë për lirimin e mijëra palestinezëve të burgosur nga Izraeli

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Gjermanisë që të ndërmarrë hapa për lirimin e mijëra palestinezëve në paraburgim izraelit. “Izraeli ka afro 10 mijë pengje. Si Gjermani, hidhni hapin për t’i dorëzuar, ndërsa ne do të bëjmë përpjekje për ata që aktualisht mbahen nga Hamasi”, tha Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të 62-të të Unionit Kombëtar të Studentëve Turq.

Erdogan ishte në Berlin për një vizitë zyrtare njëditore të premten, ku u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier Hamasi sulmoi pjesë të Izraelit më 7 tetor dhe mori pengje izraelitë në enklavë.

Që atëherë, Izraeli ka vazhduar sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Gaza, duke vrarë të paktën 12.000 palestinezë. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200. Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu. Ndërkohë, Izraeli mban mijëra të burgosur palestinezë në paraburgim administrativ, pa të drejtë gjykimi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne