Rabini izraelit bën thirrje për infanticid në Gaza/ “Gratë palestineze janë ato që krijojnë terroristë”

Rabini i ekstremit të djathtë Eliyahu Mali, i cili punon në një shkollë fetare në Izrael, u tha studentëve të tij ushtarakë se “foshnjat e sotme janë luftëtarët e së nesërmes” në Rripin e Gazës dhe se të gjithë duhet të vriten, transmeton Anadolu. Sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”, rabini Mali, duke folur në një konferencë në Jaffa, i bëri thirrje komunitetit të tij që shërben në ushtrinë izraelite që “të vrasin të gjithë në Gaza”. Ai mbron idenë se kjo është në përputhje me besimin hebraik. “Sipas ligjit, asnjë shpirt nuk duhet të jetojë sepse kjo është një luftë Mitzvah (për të shpëtuar Izraelin nga armiqtë e tij dhe për t’u vendosur në tokat e pushtuara). Nëse nuk i vrisni, ata do t’ju vrasin”, tha ai.

Pasi u pyet për vrasjen e foshnjave në Rripin e Gazës, rabini Mali u përgjigj duke thënë: “E njëjta gjë, sot një foshnjë, nesër një luftëtar. Terroristët e sotëm janë fëmijët që ju lejuat të jetojnë më parë. Në fakt gratë janë ato që krijojnë terroristë”. Kryetarja e Partisë opozitare Laburiste në Izrael, Merav Michaeli bëri thirrje për shkarkimin e rabinit që bëri thirrje për masakër në mesazhin e tij të shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 30.800, prej të cilëve mbi 13 mijë foshnja e fëmijë dhe mbi 8.900 gra. Gjatë sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat vazhdojnë për më shumë se 5 muaj, mesatarisht 109 foshnja dhe fëmijë humbën jetën çdo ditë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne