Rezistenca palestineze sulmon me artileri pozicionet sioniste

Një burim informativ njoftoi për sulmet me artileri të rezistencës palestineze kundër bazave dhe pozicioneve të ushtrisë së regjimit pushtues sionist.

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se Brigadat “Saraya Al-Kuds” shënjestruan me sulmet e tyre artilerie vendin e grumbullimit të ushtarëve të regjimit sionist në “Kisofim” dhe në zonën Al-Ain al-Thirah.

Brigadat “Saraya Al-Kuds” kanë sulmuar me raketa edhe qendrat e grumbullimit të ushtarëve sionistë në bazën ushtarake “Nirim”.

Ushtria sioniste njoftoi mbrëmë (të hënën) se dy ushtarë sionistë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë betejave tokësore në veri të Rripit të Gazës.

Përfshirë këta dy ushtarë, ushtria sioniste ka pranuar vrasjen e 48 ushtarëve dhe oficerëve që nga fillimi i betejave tokësore kundër Rripit të Gazës.

Nga ana tjetër, mediat sioniste njoftuan se njësia 669 e ushtrisë sioniste ka kryer më shumë se 260 operacione ajrore dhe tokësore për transportimin e të vrarëve dhe të plagosurve që nga fillimi i sulmeve tokësore kundër Rripit të Gazës.

Që nga fillimi i betejës Stuhia Al-Aksa, janë vrarë 363 ushtarë të regjimit sionist, 59 forca policore dhe 10 agjentë të organizatës së sigurisë së brendshme të këtij regjimi (Shabak).

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist. Nga ana tjetër, Tel Avivi me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë disfatën e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës palestineze, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe aktualisht është duke bombarduar këtë zonë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne