“Rikthimi i deputetëve të përjashtuar”, Partia Demokratike kallëzon në SPAK Nikollën: Ka shpërdoruar detyrën si Kryetare Parlamenti

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në shkresë thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit. Kallëzimi në fjalë bëhet pas revokimit të vendimit të Lulzim Bashës nga ana e Gazment Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, thuhet në kallëzimin e PD.

"Rikthimi i deputetëve të përjashtuar", Partia

"Rikthimi i deputetëve të përjashtuar", Partia/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne