Sipas ParsToday duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, Georgina Meloni, kryeministrja e Italisë, ka deklaruar se Italia nuk është palë e përfshirë në konfliktin aktual dhe nuk do të marrë pjesë në këtë luftë. Ajo gjithashtu ka shtuar se Roma ka marrë vendim të dislokojë një destrojer në afërsi të Qipros për të forcuar kufijtë e Evropës.
Analisti italian: Ai që mbjellë luftë, korr luftë
Në vazhdim të dënimit të agresionit ushtarak të përbashkët të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit, Marco Travalio, gazetar i njohur italian, ka vlerësuar se agresioni ushtarak i Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit është një krim i organizuar dhe shembull i piratërisë ndërkombëtare. Travalio duke theksuar në ndjekjen e standardeve të dyanshme nga mediat dhe qeveritë perëndimore, shtoi se në vend që ta dënojnë agresionin, aktualisht dëgjohet vetëm zëri i kritikëve të cilët e çortojnë Trump dhe Netanjahun për shkak të intensitetit të ulët të sulmeve. Ai në mënyrë cinike ka shkruar: “Ata thonë se bombardimi i shkollave dhe vrasja e qindra civilëve në mjafton, por duhet të zhvillohet një agresion ushtarak tokësor gjithpërfshirës për të çliruar iranianët, po ai version që solli demokracinë në Afganistan dhe në Irak!”.
Shkrimtari italian: Ai që mbjellë luftë, korr luftë
Raimondo Skiaveno, shkrimtar italian, gjithashtu duke vënë në dukje pamjet e publikuara nga shpërthimet, zjarrët dhe ndërtesat e shkatërruara në Tel Aviv si rezultat i sulmeve hakmarrëse të Iranit, ka theksuar se kjo gjendje është rezultat i aventurave të regjimit sionist i cili ka ndezur zjarrin e luftës në rajon dhe ai që mbjell luftë, do të korrë luftë./parstoday

















