“Rreth 80 për qind e izraelitëve e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për sulmet e 7 tetorit”

Sipas një sondazhi të opinionit në Izrael, 80 për qind e qytetarëve e konsiderojnë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, përgjegjës për sulmin e kryer nga Hamasi më 7 tetor.

Gazeta izraelite “Maariv” publikoi rezultatet e sondazhit të kryer nga Instituti i Kërkimeve Lazar, i cili përfshinte një mostër të rastësishme prej 510 izraelitësh.

Sipas sondazhit, 80 për qind e izraelitëve e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për sulmin e 7 tetorit.

“Vetëm tetë për qind e izraelitëve nuk e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës, 12 për qind thanë se nuk kanë asnjë mendim”, thuhet në sondazh.

Gjithashtu u tha se 65 për qind e izraelitëve mbështesin “operacionin tokësor në shkallë të gjerë në Rripin e bllokuar të Gazës”, ndërsa 21 për qind e qytetarëve izraelitë janë kundër operacionit tokësor.

Më tej thuhet se 51 për qind e izraelitëve mbështesin një përgjigje ndaj Hezbollahut në Liban, ndërsa 30 për qind favorizojnë operacione të mëdha kundër Libanit.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Luftimet filluan kur Hamasi nisi sulme të shumta të befasishme më 7 tetor që përfshinin sulme me breshëri raketash dhe inkursione në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se sulmet ishte në shenjë hakmarrje për bastisjet e mëparshme në Xhaminë Al-Aksa dhe rritje të dhunës nga kolonët izraelitë.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi një operacion kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, i cili mori përmasat e bombardimeve pa kriter të objekteve civile, ndërtesave të banimit, xhamive, kishave dhe spitaleve.

Të paktën 3.785 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa në Izrael u vranë 1.400 njerëz./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne