Rritet në 15.523 numri palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Me 316 viktima, është rritur në 15.523 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një konferencë për media informoi lidhur me sulmet izraelite që vazhdojnë.

Al-Qudra tha se ka arritur në 15.523 numri i të vrarëve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani.

Sipas tij, numri i të plagosurve në sulme ka arritur në 41.316. Ushtria izraelite vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës të cilat i rifilloi më 1 dhjetor menjëherë pas përfundimit të “pauzës humanitare”./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne