Rritet në 304 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë

Është rritur në 304 numri ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupeve palestineze që nga 7 tetori e deri më tani.

Ushtria izraelite njoftoi për 2 ushtarë tjerë izraelitë të vrarë në konfliktet e shënuara me grupet palestineze në rajonin e vendbanimit Netiv HaAsara afër Gazës.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor e deri më tani u rrit në 304.

Konflikti Izraeli-Palestinë

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet e kryera nga Gaza, përfshirë 304 ushtarë kanë humbur jetën 1.400 izraelitë ndërsa janë plagosur 3.968 të tjerë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë mbi 3.000 palestinezë ndërsa janë plagosur 12.500 të tjerë. Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 61 palestinezë dhe janë plagosur rreth 1.250 të tjerë.

Gjithashtu në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 13 gazetarë.

Ndërsa në konfliktet e shënuara në kufirin izraelit në jug të Libanit mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite që nga 8 tetori e deri më tani, kanë humbur jetën 2 civilë, 8 anëtarë të Hezbollahut, 2 anëtarë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez dhe 1 gazetar. Në sulmet e kryera nga ana e Libanit humbën jetën 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit.

Së fundmi, 500 palestinezë janë vrarë në sulmin që Izraeli ndërmori ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne