RRITJA POPULLSISË NË VITET E PARTISË

INTERVISTË ME SHOKUN KOÇO SKËNDERI, DREJTOR I STATISTIKËS NË KOMISIONIN E PLANIT TË SHTETIT. VITI 1981.

Pyetje: Çfarë karakteristikash paraqet ecuria e rritjes së popullatës në vendin tonë?

Përgjigje: Një nga karakteristikat kryesore të popullatës së vendit tonë është shtimi i saj me ritme të larta. Gjatë periudhës 1946-1980 popullsia në vendin tonë është rritur mesatarisht çdo vit për 42.500 veta nga 15.500 veta që u rrit mesatarisht çdo vit gjatë periudhës 1923-1940.

Ecuria e rritjes mesatare vjetore të popullsisë në vendin tonë paraqitet si vijon:

Shtesa mesatare

Periudha — vjetore e popullsisë

1946-1955….. 27.600

1956 1965….. 48.800

1966-1975….. 53.600

1976-1980….. 54.000

Gjatë viteve 1971-1980 popullsia në vendin tonë është shtuar me një ritëm mesatar vjetor prej 2,3 për qind. Ky ritëm është 3-4 herë më i lartë se ritmi mesatar vjetor i shtimit të popullsisë në vendet e tjera të Evropës. Në mesin e vitit 1980 popullsia në vendin tonë ishte 2671 000 banorë.

Pyetje: Ç’faktor kanë ndikuar në shtimin me ritme të shpejta të popullsisë në vendin tonë?

Përgjigje: Kjo ka ardhur në radhë të parë si rezultat i transformimeve të mëdha

ekonomiko-shoqërore të shoqërisë sonë socialiste që janë realizuar nën udhëheqjen e Partisë

Në shtimin e shpejtë të popullsisë kanë ndikuar ulja e vazhdueshme e vdekjeve dhe ruajtja e një niveit të lartë të lindjeve. Nga 17,8 vetë për 1000 banorë që ishte vdekshmëria e përgjithshme në Shqipëri para fitores së revolucionit popullor tani ka zbritur në 6,4 për 1000 banorë, ky tregues është 37 për qind më i ulët se niveli mesatar i vdekjeve në vendet e Evropës. Po kështu edhe në lindjet Shqipëria zë vendin e parë me një largësi të konsiderueshme nga vendet e tjera të Evropës. Koeficienti i lindjeve në vendin tonë vërtitet në rreth 28 për 1000 banorë.

Në çështjen e shtimit të popullsisë një rol të madh ka luajtur dhe luan politika e drejtë e Partisë që realizohet nëpërmjet zhvillimit të pandërprerë të forcave prodhuese, tërheqjes së organizuar në punë të dobishme shoqërore të të gjitha forcave të afta për punë, rritjes së nivelit të jetesës si në qytet e në fshat, mbrojtjes së shëndetit të popullit etj.

Ulja e vdekshmërisë së përgjithshme të popullsisë që ka sjellë rritjen e saj, ka ardhur nga një sërë masash të rëndësishme që ka marrë pushteti popullor për mbrojtjen e shëndetit të popullit. Shërbimi shëndetësor që bëhet falas është shtrirë në fshatrat më të largëta, duke u treguar kujdes i veçantë për shëndetin e nënës dhe të fëmijës, Numri i kuadrove mjekësore është rritur nga viti në vit. Në vitin 1938 një mjek e dentist i takonte t’u shërbente 3527 banorëve, ndërsa sot takon t’u shërbejë 597 banorëve.

Këto kanë bërë që zgjatja e jetës mesatare të popullsisë, nga 38 vjet që ishte në vitin 1938, në vitin 1979 ka arritur mbi 40 vjet, dmth. mesatarisht çdo vit së ekzistencës së pushtetit popullor jeta mesatare e njeriut tek ne është rritur afro 11 muaj.

Duke u bazuar në ritmin mesatar vjetor të shtesës së popullsisë të realizuar në dhjetëvjeçarin e fundit prej 2,3 për qind, popullsia e vendit tonë në vitin 1990 parashikohet të arrijë në rreth 3 milion 340 mijë veta dhe në vitin 2000 ne rreth 4 milion e 170 mijë veta.

Ideologët borgjeze e revizionistë për të fshehur shkaqet e vërteta të varfërisë së masave punonjëse. sidomos në vendet e pazhvilluara. përhapin pikëpamjet reaksionare neomalturiane për gjoja -inflacion të papërmbajtur njerëzor, shpërthim të popullsisë dhe të mungesa se burimeve materiale, për bomben e shtimit të popullsisë etj. Me këto pikëpamje ato synojnë të justifikojnë gjendjen kaotike e të amullisë në ekonomi, shthurjen e degjenerimin moral dhe shfrytëzimin në palcë të masave punonjëse nga borgjezia vendase kapitaliste e revizioniste dhe nga monopolet kapitaliste dhe shoqëritë shumëkombëshe.

Realiteti vendit tonë socialist hedh poshtë këto teori borgjezo-revizioniste. Mjafton të përmendim se ne vendin tonë marrin pjesë në punë të dobishme shoqërore të gji tha forcat e afta për punë, dhe se produkti shoqëror gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit është rritur rreth 3 herë më shpejt se shtimi i popullsisë dhe mirëqënia e popullsisë është rritur 2,5 herë më shpejt. Shëmbuli i Shqipërisë socialiste, ku, krahas shtimit me ritme të shpejta të popullsisë, është siguruar edhe ngritja e vazhdueshme e mirëqënies së saj dëshmon në mënyrë bindëse se Janë pikërisht forcat njerëzore, vetë populli që nën udhëheqjen e një partie marksiste-leniniste, siç çështë Partia e Punës, me në krye shokun Enver Hoxha, përbëjnë faktorin vendimtar për zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë me forcat e veta dhe mbi këtë bazë përmirësimin e pandërprerë të jetesës së popullit.

Pyetje: Mund të na thoni se sa është mosha mesatare e popullsisë në vendin tonë?

Përgjigje: Popullsia e Shqipërisë

shquhet nga të gjitha vendet e Evropës për moshën e saj të re. Mosha mesatare e popullsisë është 25,7 vjet. Në vendin tonë popullsia nën 15 vjeç zë 37% të të gjithë popullsisë. ndërsa në vendet e tjera të Evropës kjo grup moshe zë 21-27 te popullsisë. Kjo do të thotë se në

vendin tonë do të vazhdojë prirja e rritjes me të shpejtë të forcave aktive për punë në krahasim me shtimin e popullsisë. Kjo ka ardhur nga niveli i lartë i lindjeve dhe nga ulja e vdekshmërisë. Krejtë ndryshe ndodh në vendet borgjezo-revizioniste, ku vërtetohet fenomeni I plakjes së popullsisë. Ulja e vazhdueshme e Lindjeve ka sjellë e po sjell në këto vende rritjen e popullsisë në moshë të vjetër, qe nuk merr pjesë në prodhimin shoqëror dhe që po bëhet kërcënuese për këto vende.

Struktura e popullsisë sipas moshave ndikon në ecurinë e procesit se riprodhimit të vetë popullsisë, ku një rol të rëndësishëm luan mosha e fertilitetit të femrave i grup mosha 15-49 vjeç). Kjo grup moshe në vendin tonë kundrejt numrit të përgjithshëm të femrave në vitin 1979 zinte 48,3° nga 43.4″, në vitin 1969.

Pyetje: Së fundi deshëm të dinim se si ka ecur rritja e popullsisë në fshat e në qytet?

Përgjigje: Ne vendin tonë popullsia është shtuar si në qytet e në fshat. Gjatë periudhës 1946-1980 popullsia e qyteteve është rritur për 708 mijë vetë, ndërsa popullsia në fshat është rritur për 800 mijë vetë. Shtesa natyrore e popullsisë për 1000 banorë në fshat ka qenë më e lartë se në qytet. Po për efekt të lëvizjes mekanike nga fshati në qytet ritmi mesatar vjetor i rritjes së popullsisë fshatare del më i ulët se ai i popullsisë qytetare.

Marrja e fuqisë punëtore nga fshati për qytetin është bërë dhe bëhet në mënyrë të planifikuar e të kontrolluar, Industrializimi socialist i vendit dhe rritja e vrullshme e klasës punëtore nuk ka sjellë rrënimin e fshatit. Përkundrazi, me masat e marra për zhvillimin e pandërprerë të fshatit në rrugën e socializmit, me përparimet e fitoret e arritura në ngushtimin e vazhdueshëm të dallimeve midis tij e qytetit, fshati ka mbetur gjithmonë i populluar.

Politika e partisë në shpërndarjen teritoriale të industrisë ka bërë të mundur që kjo të shtrihet jo vetëm në çdo rreth pa përjashtim por edhe në fshat, sidomos industria minerale dhe e naftës, industria e drurit, industria ushqimore e tjerë. Kështu është realizuar mpleksja socialiste e industrisë me bujqësinë, si dhe industrializimi i fshatit.

Kjo politikë e drejtë e partisë ka bërë që fshatarësia të fiksohet në fshat dhe të mos lejohet boshatisja e fshatit, siç po ndodh në vendet kapitaliste borgjeze e revizioniste, ku fshati braktiset dhe fshatarësia dyndet drejt qyteteve, duke krijuar ushtrinë e te papunëve.

Gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit raporti midis popullsisë fshatare e qytetare në vendin tonë ka mbetur pothuajse i pandryshuar; popullsia fshatare zë tani 66.3%, të popullsisë së përgjithshme, ndërsa popullsia qytetar zë 31,5

(Marrë nga revista “YLLI” 1981)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne