Sadiku trondit me postimin nga Gaza: ‘Fëmijët masakrohen, bota shikon nga xhami i avionit!

Historiani Xhafer Sadiku ka shpërndarë një reagim të fortë në rrjetin social Facebook, duke dënuar me tone të ashpra situatën në Gaza dhe heshtjen e vendeve perëndimore përballë viktimave civile, veçanërisht fëmijëve palestinezë.

Në postimin e tij, Sadiku ka publikuar disa imazhe tronditëse që përshkruajnë pasojat e bombardimeve, përfshirë trupat e mbështjellë të viktimave dhe rrugët e mbushura me njerëz që i përcjellin për në banesën e fundit.

“Genocidi mbi fëmijët palestinezë dhe indiferentizmi i palaçove të Perëndimit”, shkruan ai, duke kritikuar ashpër qëndrimin e shteteve perëndimore ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme.

Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku qytetarë të ndryshëm shprehin solidaritet me popullin palestinez dhe dënojnë dhunën ndaj civilëve./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne