Sali Berisha: Rama i bëri një dhuratë të pazakontë Erion Veliajt, i dha leje për azil

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi një video-mesazh  në rrjetin social X, si reagim pas deklaratave të Edi Ramës për Erion Veliajn.

“Përshëndetje të dashur miq.

Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri 2025. Ai de facto, me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe që meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm.

Dje ndërroi 180 gradë, thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilat i thotë se ato që bëre ndaj meje, do i kesh të gjitha në kurriz dhe jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.

Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku qindra e qindra milionë,” shprehet Berisha./Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne