Sekretari i Jashtëm britanik do të vizitojë Izraelin dhe Palestinën

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, do të nisë sot vizitën e tij dyditore në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme tha se Cleverly do të bisedojë me figura të larta izraelite dhe palestineze, duke përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Jashtëm Eli Cohen dhe kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh.

Në deklaratë thuhet se gjatë konferencës ndërkombëtare të sigurisë që fokusohet në sfidat e sigurisë me të cilat përballet Izraeli, territoret e pushtuara palestineze dhe rajoni, sekretari i Jashtëm britanik do të dënojë Iranin “për mundësimin e terrorizmit në Izrael” dhe do të përsërisë mbështetjen e vendit të tij për zgjidhje me dy shtete.

“Zgjidhja me dy shtete midis Izraelit dhe territoreve të pushtuara palestineze është mënyra e vetme që do të sjellë siguri, stabilitet, prosperitet për izraelitët, palestinezët dhe rajonin më të gjerë”, ka thënë Cleverly përpara vizitës së tij.

“Do ta bëj të qartë se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të çuar përpara këtë kauzë”, ka shtuar ai.

Në kuadër të vizitës së tij, sekretari i Jashtëm do të vizitojë gjithashtu kampin e refugjatëve Jalazone, që ndodhet në veri të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne