SHBA-ja e BE-ja do i japin Vuçiçit Asociacionin

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se një rezultat i zgjedhjeve duhet të njihet dhe zbatohet, edhe nëse ato bojkotohen, siç ka ndodhur në veri të vendit.

Me këtë pozicionim të paqartë – së pari mbështetje, pastaj asnjë mbështetje për zgjdhjet – ata kanë mbështetur bojkotin e udhëhequr nga Vuçiqi. Mbështetja e këtij cirku nga ShBA-ja dhe BE-ja është një gabim i madh dhe është një faktor vendimtar për destabilizimin e situatës”.

“Këtu ka diçka seriozisht që nuk shkon. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të largohen nga rruga anti-demokratike e javëve të fundit dhe të mbështesin demokracinë dhe shtetin e së drejtës, jo autokracinë dhe përshkallëzimin”, tha ajo.

Më tej, ajo foli edhe për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian më 28 qershor, për të cilat tha se “duhet të tërhiqen menjëherë” dhe se janë “kundërproduktive”, ndërsa kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Schneeberger i quan si të anshëm për Serbinë.

Edhe Borrell edhe Lajçak nuk janë persona të pavarur për këtë çështje. Ata janë qartazi në anën e Vuçiqit, jo vetëm sepse vijnë nga vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Persona të tillë të njëanshëm nuk janë të përshtatshëm për të ndërmjetësuar në një konflikt. Ekziston një nevojë urgjente për njerëz të tjerë që janë të pavarur, mund të arrijnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të kenë guximin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, tha Schneeberger.

Sipas Schneeberger, arsyeja se pse Kosovës po i bëhet presion i madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë presion të madh mbi Kosovën për t’i dhënë Vuçiqit atë që dëshiron – Asociacionin e tij. ShBA-ja dhe BE-ja nuk po ndihmojnë për të de-përshkallëzuar situatën, por po e përkeqësojnë atë. Ata po braktisin partnerin demokratik dhe po mbështesin agresorin”, deklaroi Schneeberger

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne