“Amerikanët ngritën pyetje të vështira lidhur me faktin nëse në Izrael ka anarki dhe se si është e mundur që ushtria të mos parandalojë dëmtimin e palestinezëve”, tha media izraelite.
SHBA-ja i ka përcjellë Izraelit mesazhe “zemërimi” dhe ka kërkuar shpjegime nga Tel Avivi lidhur me dhunën e kolonëve izraelitë në Qusra, pranë Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi të mërkurën media izraelite, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, zyrtarë amerikanë “në bisedat me homologët izraelitë thanë se ishin të tronditur nga incidenti dhe pyetën se çfarë po ndodhte”.
“Amerikanët ngritën pyetje të vështira lidhur me faktin nëse në Izrael ka anarki dhe se si është e mundur që ushtria të mos parandalojë dëmtimin e palestinezëve”, shtoi gazeta.
Raportimi vjen pasi kolonët izraelitë kanë rrethuar që prej së dielës dy familje palestineze në shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor, ndërsa familjet kanë raportuar se rezervat e tyre të ushqimit dhe furnizimeve po pakësohen. Grupet për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë.
/anadolu

















