SHBA, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës në Washington

Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington u mbajt protestë për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe me thirrjen që SHBA-ja të ndalë ndihmat e saj për Izraelin. “Protesta e organizuar nën moton ‘Marshim kombëtar drejt Washingtonit: Palestina e Lirë”, filloi në orën 14:00 sipas kohës lokale në sheshin “Freedom Plaza” në afërsi të ndërtesës së Kongresit.

Mijëra protestues që mbushën sheshin, mbajtën në duar flamuj palestinezë dhe pankarta në mbështetje të Palestinës duke brohoritur me slogane për armëpushim në Gaza.

Në protestën e organizuar nga organizatat e shoqërisë civile në të cilën morën pjesë edhe grupe hebreje pro-paqes, u kërkua nga administrata e presidentit Joe Biden të ndalen ndihmat e SHBA-së për Izraelin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne