Dhjetra qytetarë po marrin pjesë në protestën që po mbahet në Tiranë në mbështetje të Palestinës.
Mes thirrjeve që dënojnë genocidin e Izraelit në Gaza, protestuesit i bënë thirrje Kryeministrit Edi Rama të dënojë menjëherë sulmet e Izraelit ndaj muslimanëve në Palestinë dhe përmes ambasadorit të kërkojë ndalimin e luftës.
“Qeveria shqiptare abstenoi rezolutën e OKB që dënonte sulmet e Izraelit. I bëjmë thirrje Kryeministri Edi Rama që përmes ambasadorit ti kërkojë Izraelit të ndalojë genocidin në Gaza”, tha një folës. “Liri për Palestinën”, “Turp, turp, turp” janë thirrjet që shoqëruan të gjithë protestën./gazetaimpakt