Skandal në Shqipëri, policia e Ramës u ndalon qytetarëve marshimin pro Palestinës!

Shqipëria që drejtohet sot nga Islamofobë u bë turp Kombëtar dhe shtet turpi edhe në arenën ndërkombëtare. Policia fashiste që drejtohet nga islamofobët Edi Rama dhe Taulant Balla u ndaloi qytetarëve marshimin pro palestinës në Tiranë.

Forca të shumta policie u pozicionuan në sheshin Skenderbej për të moslejuar qytetarët të marshonin deri tek sheshi “Nën Tereza” në shenjë solidariteti dhe mbështetje për Palestinën, me arsyetimin se nuk i ishte marrë leje tek autoritetet ndërsa organizatorët thanë se leja për marshim ishte kërkuar bashkë me atë për protestë.

Dhjetra qytetarëve iu mohua e drejta e marshimit në Tiranë nga Qeveria islamofobe. Edi Rama dhe policia e tij kriminale me uniformë ju bashkuan vendeve islamofobe që ndalojë protestat dhe marshimet në mbështetje të Palestinës./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne