SHBA, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

Qindra persona në New York të SHBA-së mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës duke u ulur para qendrës së përgjithshme të Citibank. Protestuesit që u mblodhën para qendrës së përgjithshme të Citibank, bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe kërkuan t’i jepet fund financimit të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës.

Qindra protestues hapën pankarta me mbishkrime në solidaritet me Palestinën dhe brohoritën me sloganet “Citibank, nuk mund të fshihesh, po bën gjenocid”. Policia paralajmëroi për shpërndarje ndaj grupit i cili protestoi duke u ulur para Citibank dhe arrestoi shumë protestues të cilët refuzuan paralajmërimet.

Në SHBA, aktivistë të të drejtave të njeriut, organizata të shoqërisë civile dhe veçanërisht studentët po zhvillojnë protesta me kërkesën që t’u jepet fund investimeve në lidhje me Izraelin, sigurimin e armëpushimit të menjëhershëm në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne