SHBA rrit nivelin e alarmit në disa baza të saj në Europë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) konfirmoi se niveli i alarmit në bazat ushtarake që ndodhen në disa vende në Europë është rritur me qëllimin e një mase paraprake për të garantuar sigurinë e anëtarëve të ushtrisë. Lidhur me çështjen, Pentagoni i dërgoi një deklaratë me shkrim gazetarit të AA-së.

Në deklaratë thuhet se Komanda Evropiane e SHBA-së (USEUCOM) ka vlerësuar vazhdimisht faktorët e ndryshëm që ndikojnë në sigurinë e komunitetit ushtarak të SHBA-së jashtë vendit dhe si pjesë e kësaj përpjekjeje janë ndërmarrë shpeshherë hapa shtesë për të garantuar sigurinë e anëtarëve të ushtrisë.

“Për shkak të sigurisë operacionale, nuk do të ndërmarrim masa të caktuara, por do të jemi të kujdesshëm. USEUCOM i rekomandon personelit në territorin evropian të qëndrojë gjithmonë vigjilent dhe në gatishmëri, përfshirë raportimin e aktiviteteve të dyshimta, ndjekjen e rekomandimeve të Departamentit të Shtetit për udhëtimet si dhe për zbatimin e masave të kujdesshme për uljen e rrezikut personal”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se USEUCOM duke u konsultuar me vendet pritëse, aleatët dhe partnerët ndjek vazhdimisht mjedisin e sigurisë me qëllimin për të informuar personelin e saj dhe për të garantuar sigurinë e individëve, të familjeve dhe të afërmve të tyre.

Në informacionet e reflektuara në median sociale, bëhet e ditur se bazat ushtarake amerikane në Bullgari, Itali, Rumani dhe Gjermani janë vënë në nivelin e lartë të alarmit që njihet si “Charlie” (Situata e Mbrojtjes së Forcës) dhe pretendohet se ky është niveli më lartë i kërcënimit në 10 vitet e fundit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne