Shefi i diplomacisë spanjolle kërkon nga BE-ja të ndërmarrë hapa kundër Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Jose Manuel Albares, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të ndalojë sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe të ndërmarrë hapa për të njohur shtetin palestinez. Albares foli për mediat para hyrjes së takimit të ministrave të jashtëm të BE-së që po mbahet në Bruksel. Ai theksoi se është koha për ta bërë realitet zgjidhjen me dy shtete dhe njohjen e shtetit palestinez.

Shefi i diplomacisë spanjolle theksoi se po takohen me të gjitha vendet anëtare të BE-së. si për njohjen e shtetit palestinez ashtu edhe për organizimin e një konference ndërkombëtare të paqes.

“E gjithë bota mund të mos jetë dakord dhe mund të mos jetë e lehtë, por një gjë është e qartë… të gjithë evropianët pajtohen se paqja është e dëshiruar në Lindjen e Mesme. Paqja dhe siguria në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë edhe vendin mik Izraelin, varet nga stabiliteti i shtetit palestinez. Nëse duam që kjo spirale dhune të jetë hera e fundit në Lindjen e Mesme, duhet t’i japim popullit palestinez shpresë në horizont. Për një shtet palestinez real dhe të qëndrueshëm, ne duhet të takohemi me të gjitha vendet e rajonit dhe ta krijojmë këtë shpresë”, tha Albares.

Duke u bërë thirrje vendeve të BE-së të “marrë një hap”, Albares theksoi se tani duhet të ndërmerren veprime për të krijuar një autoritet të vetëm në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, si dhe një shtet palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet dhe për njohjen e këtij shteti nga Izraeli./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne