Shqiperia

Shembja e manastirit 400-vjeçar të Shën Athanasit, kush e mban përgjegjësinë?

Fushata e ka zhvendosur vëmendjen vetëm në spektaklin e protagonistëve që premtojnë shtet, por nga ana tjetër u fshihen përgjegjësie dhe refuzojnë të japin llogari për shtetin që drejtojnë, i cili mesa duket është një medalje me dy anë. Ajo që prezantohet dhe propagandohet dhe ajo që rrënohet nga mungesa e përgjegjësive të shtetit.  Dëshmia më tronditëse që vërteton këtë kundërthënie është trashëgimia kulturorore dhe ruajtja apo rivitalizimi i saj. Së fundi ministria e Kluturës ka anoncvuar restaurimet e disa Kishave në jug të vendit, si tregues i vëmendjes së saj ndaj këtij thesari të trashëgimisë kulturore.

Ministrja Kumbaro është shprehur se “Synimi ynë është që me ndërhyrjet rehabilituese dhe restauruese,  projekteve të qendrave historike dhe promovimit të zonës  të rritet numri i turistëve. Dhe kjo është pjesë e një vizioni të integruar që në fakt është pjesë e Rilindjes Urbane dhe që bashkon shërbimet moderne me rilindjen e trashëgimisë kulturore”. Pra gjithçka në funksion të Rilindjes Urbane. Por ka dhe një realitetet tjetër përtej fushatës së ministres.
Para pak ditësh, i ndërtuar në një kodër në vitin 1797, manastiri i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë i trashëgimisë kulturore, rreth 50 km larg Sarandës është shembur. Mungesa e vëmendjes, kushtet e motit dhe rrënjët e thella të pemëve çuan në rrënimin e manastirit historik! Fotot tregojnë se janë është shkatërruar muret e jashtme, çatia ka rënë, ndërsa afresket në muret e brendshme janë dëmtuar rëndë.
Brenda manastirit muret ishin të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një pasuri kulturore, ndërsa në pjesën veriore të tempullit, ishin ndërtuar qela në të cilat jetonin murgjit. Banorët denoncojnë se institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen, por sipas tyre, preferuan ta mbajnë të fshehur për shkak të fushatës elektorale. Sipas mbishkrimit mbi hyrje të manastirit, afresket janë pikturuar nga “Llazari dhe dy studentë të tij nga Soudena e Epërme e Janinës” (aktualisht Ano Pedina). Deri në vitet 1930, që u braktis dhe nga murgu i fundit, manastiri i Shën Athanasit shërbente si Shkollë Qendrore dhe libralidhjeje, kishte dy mullinj dhe shumë qeli për murgjit.

Pyetja është kush e mban përgjegjësinë për këtë vetëshkatërrim të rëndë të një objekti me vlerë të trashëgimisë kulturore ? Ministrja detyrohet të japë një përgjigje edhe per këtë./ respublica