Shkoi për t’i kërkuar borxhin bashkombasit të tij, ky është 38-vjeçari shqiptar që u vra me thikë në Itali

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u vra me thikë 38-vjeçari shqiptar, Dritan Idrizi.

Ky i fundit ka qenë më parë i dënuar për drogë, ndërsa ka humbur jetën pas një përplasje me disa shqiptarë të tjerë.  38-vjeçari së bashku me tre shqiptarë të tjerë, të pajisur me shkop gome kishin shkuar në shtëpinë e disa bashkëkombësve, ku do merrnin borxhin prej 5 mijë euro.

Gjatë debatit njëri nga personat në fjalë ka goditur një grua me shkop në kokë, gjë që ka bërë që bashkëshorti i saj të nxirrte thikën dhe të qëllonte disa herë në gjoks 38-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për ngjarje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne