Shqipëria plotëson krahun e punës nga vendet e treta! Kryesojnë Egjipti, Filipinet dhe Bangladeshi

Kërkesa në rritje për forcë pune dhe sigurimi i saj nga vendet e treta, ka bërë që në Shqipëri të dyfishohen lejet e qëndrimit nga këto vende. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kanë aplikuar për leje qëndrimi afro 1700 shtetas nga Egjipti, Filipinet dhe Banglandeshi. Dyfish më shumë krahasuar me vitin 2022.

Vetëm për vitin 2023 numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7 %, krahasuar me vitin 2022. Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi. Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri me 48,3 %, bashkim familjar 22,2%, arsye humanitare me 12,4%, studim me 3.7 %. Italianët janë ata që më së shumti kanë zgjedhur Shqipërinë për studime./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne