SHQIPFOLËSIT KARAGJOZ ANTITURK!

Nga Savash VELIU
Lufta e fundit në Nagorni Karabah mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e cila veç të tjerash shërbeu dhe si poligon dhe vend testues për armët supermoderne turke, shpërfaqi shkëlqimim dhe dominimin e dronëve, të cilët prej një dekade përdoren nga USA në luftën kundër ‘’terrorit’’ civilë. Këta skena të shfaqura ‘’Live’’ nga mediat Azere shokuan botën që rinisi një ’dallgë’ polemikash edhe brenda në Ballkan.
Së pari u shfaq kryeministri Vuçiç i entiazmuar nga dronet turke me interes të furnizoj inventarin ushtarak të saj me aparatet moderne turke, kjo me siguri nga ekstaza e dehjes prej droneve papilot kur përmendi mundësinë që konflikti Serbi-Kosovë të kthehet në fushëbetejë, njejtë sikurse në Nagorni Karabah.
Dominimi i Dronëve në këtë luftë të shkurtër, nuk mund të mos ju binte në sy edhe luftënxitësve të përhershëm në Ballkan, Serbisë, e cila shprehu gadishmëri për biseda me Turqinë, që të sigurojnë blerjen e këryre Dronëve turke.
Ky lajm për blerjen e Dronëve turk u konfirmua disa javë më parë nga media serbe, por pjesa më e madhe e politikanëve të vetëkënaqur shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e tutje, e panë me vend për të reaguar dhe Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, filloi vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.
Ministri Anton Quni u prit nga Ministri ushtarak turk Hulusi Akar me ceremoni ushtarake dhe pas takimit kokë më kokë u kalua në takime ndërmjet delegacioneve duke i sygjeruar këtij të parit gjitha prodhimet e Industrisë Ushtarake Turke me disponim të furnizoj Forcatë e Kosovës me çdo llojë arme të mundshme e veçmas me Drone papilot të të gjitha llojeve ekzistuese. Këtë sinqeritet homologu turk e demonstroj para mikut Kosovar kur ia hapi repartet ushtarake sekrete si gest i vetëm të këtij lloji të servuar enkas vetëm për diplomatin shqiptar duke i potencuar se është vullneti i lirë eksklusive të zgjedh çvarë do lloj droni për forcat ushatarake të Kosovës. Si lajm këtë gest të lartë miqësore e harrruan shpejt ca anal-ist e ca politi-kuaj ‘’shqipfolës’’ që shpejtuan të zgjasin gjuhën urrejtëse kundër shtetit të vetëm mik Turqinë kinse ajo po furnizon serbinë me armë vrastare kundër shqiptarëve, këtë mund të thonë vetëm idiotët e llojit të vet!
Shqetësimi u bë më real, kur lajmin për blerjen e dronëvenga Turqia, e konfirmoi edhe politikani në intervisten e dhënë për emision Radar në TV ABC, Pandeli Majko, duke saktësuar se Shqipëria po e mban shënim këtë fakt!
Ky fakt, i blerjes së dronëve turq nga Serbia, dukej se nuk i kishte pëlqyer Majkos dhe mijëra shqipfolësve nëpër rrjetet sociale, të cilët kanë qenë të prirur ti besojnë partneritetit që politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë shpallur për raportet me shtetin turk. Por, ky ‘’majko’’ ishte ai që me delegecanionin ushtarak shqiptar ia zbathi drejtë Turqisë në fundvitet e nëntëdhjeta kur kërkoi ndihmën mbrojtëse për shtetin shqiptar nga frika prej aneksimit serbogrek gjatë trazirave të brendshme në Shqipëri. Dhe si u bë që ky sharllatan kriptoshqiptar të haroj se ishte shteti i Turqisë ajo që shpëtoi Shqipërinë dhe Kosovën nga forcat kriminele ‘’serbo-Millosheviçiane’’ të kohës kur ata iu mbështetën kufijve të Shqipërisë të ndajnë Shqipërinë në dy pjesë tek lumi Mat sipas ‘’Vijës së Teodosit’’ krishtere, sepse prononcimi i tillë idioteske nuk mund të kuptohet ndryshe shkaku se ky gaf është bërë nga neveria personale e ‘’majkos’’ plotë me amnezi mendore e plotë me vicka. A mos ka harruar ky halldup se Turqia nuk është shtet që harron historinë vrastare të Serbisë apo Greqisë apo të Majkos i cili drynosi të gjitha kazermat e Shqipërisë për UÇK-në, të furnizuara me çdo lloj arme dhe municioni enkas nga Turqia!
A nuk është për çdo gjykim edhe gesti i fundit të opinionit mediatik antishqiptar të Kosovës që mbështes pafije turpi antishqiptarin më të madh për president të Kosovës një antimusliman i dëshmuar siç është, Dom Lush Gjergji, icili haptas u prononcua sa do ishte mirë të kthehej Millosheviçi dhe të likuidonte edhe qindra mijë kosovarë musliman!!!
Sipas këtyre gesteve të dëshmuara qindvjeçare Turqia, nuk haroi kurrë se kush është Serbi, Greku, Rusia apo Franca e Anglia. Sepse vetëm Turqia e sotme do të ishte gjithnjë garanca e vetme e dy shteteve shqiptare dhe mbrojtja e sigurt në rast të tërheqjes së NATO-s nga regjioni apo ndodhive të tjera, që është një pretendim dhe kalkulim sa duket se është i haruar nga të marrët e brendshëm shqiptar si dhe ata të diasporës shqiptare.
Së paku duhet menduar se, derisa Turqia është e gatshme t’iu shesë Dronet shteteve si Serbia, nuk duhet të mendohet se ajo nuk ka llogaritur ato të përdoren kundër Kosovës dhe Bosnjes, prandaj ajo kurrë nuk do lejonte të prishet miqësia dhe vëllazëria e përhershme shqiptaro- boshnjake në llogari të serbo-folësve antishqiptar.
Ska asgjë parimore nga një politikan si Majko që ka shitur interesat e Shqipërisë në dobi të Greqisë kur pas rebelimit të vitit 1997 në Shqipëri ai mblodhi tanksat e ushtrisë shqiptare dhe ua preu tytat e tyre e i dërgoj si skrap në shkritoret greke duke lënë Shqipërinë të pambrojtur prej armiqëve të saj!
Presidenti Erdogan, i cili saherë që vjen në Arnautllëk apo pret politikanët shqiptarë në Turqi, nuk ngurron të ngrejë në qiell vëllazërinë turko-shqiptare dhe mardhëniet strategjike me popujtë musliman të ish tokave otomane të Ballkanit sepse për të shqiptarët dhe boshnjakët, kanë vlerë si njerëz në sytë e tij dhe kjo vëllazëri ka vlerë më shumë se njē shou propagandistik personal të ca politikanve dhe ca analistëve shqipfolës mediatik si tentues të sabotojnë mirëqenien Shqiptaro-boshnjake me ca të krisur e ca bukëshkel për ti kënaqur dashakeqët e Turqisë e të islamit, një Turqi që gjithsesi do të shpërfill këtë teatër politikuajsh të çfaqur me lot krokodilësh..!
Dy shtetet tona duhet të jenë të sigurtë, se Dronët që eventualisht do blehen nga Serbia nuk do të jenë të asaj kategorie cilësore me ato të blera nga Kosova apo Shqipëria me aftësia veprimi në fushatat luftarake. Sepse Dronet që do ti jepen serbisë do jenë vetëm si monitoriuse dhe vëzhguese ”IHA” kurse ato të Kosovës do të jenë edhe monitories edhe gjuajtës ”IHA-SIHA”me performance më të larta vepruese!
Ky është realiteti politik i një shteti mik që se ka kush në botë të ndërlidhura ngusht sa fizikisht po aq edhe shpirtërisht përsa do zgjasë jeta në këtë nënqiell ballkanik mes shqiptaro-boshnjakëve dhe turqëve vëllezër!
Prandaj, Nijoud Langhi thotë; ”Nëse e dëshironi vatanin, rilindjen, mirëqenien dhe shpëtimin, atëherë medoemos duhet ta ndryshoni vetveten tuaj! Sepse vatani nuk ngrihet me urrejtje dhe antipati!”/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne