“Shqiptarët për Turqinë ishin si çifutët për Amerikën”, Jazexhi tregon të veçantën

Historiani Olsi Jazexhi ka zbuluar detaje të veçanta pse shqiptarët kanë pasur poste të larta në perandorinë Osmane dhe arsyet që Sulltanët u besonin role drejtuese gjatë sundimit të tyre.

Sipas tij shqiptarët ishin të aftë dhe të ashpër por të qenurit në kufij me krishtërimin dhe luftimit kundër tyre i bënte ata superiorë ndaj nacionaliteteve të tjera.

Në Emisionin “Shqipëria Live”, Jazexhi tha se forca e shqiptarëve buronte nga mbështetja e Turqisë.

Duke e krahasuar me situatën aktuale, Jazexhi thotë se e njëta ndodh sot me Izraelin, që gëzon këtë forcë vetëm nga mbështetja që SHBA i jep.

“Shqiptarët për Turqinë ishin si çifutët lë amerikën sot. Çifutët e sundojnë sot palestinën Sepse i mbështet Amerikan. E njëjta ishte situata në jo atë kohë Sepse shqiptarët kishin mbështetje dhe pushtetin falë Turqisë. Veçoria e Shqiptarëve ishte se ishin të i aftë, të ashpër dhe që e njihnin botën duke qenë se vinin nga kufijtë e krishtërimit ata kishin eksperianca që I nuk i kishin arabët”, tha Jazexhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne