Shtyrja e samitit Trump-Putin, të dërguarit e posaçëm të presidentëve takim në Miami

I dërguari special presidencial i SHBA-së për misionet e paqes, Steve Witkoff, dhe Kirill Dmitriev, përfaqësuesi special presidencial për investime dhe bashkëpunim ekonomik me vendet e huaja dhe drejtor ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte, i cili ka mbërritur në SHBA, planifikojnë të zhvillojnë një takim në Miami të Floridës më 25 tetor, raportoi Axios, duke cituar burimet e tij.

“I dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, po viziton SHBA-në dhe pritet të takohet me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, në Miami të shtunën, sipas një zyrtari amerikan dhe një burimi me njohuri për planet”, tha Axios. Sakaq, nuk u zbulua nëse Dmitriev do të takohet me zyrtarë të tjerë amerikanë.
Më parë, CNN raportoi se Dmitriev mbërriti në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të administratës Trump dhe për të diskutuar gjendjen e marrëdhënieve Rusi-SHBA./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq