Shumë persona humbën jetën në sulmet që Izraelit kreu gjatë natës në Rripin e Gazës

Shumë persona humbën jetën dhe u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu përgjatë gjithë natës në zona të ndryshme të Rripit të Gazës nën bllokadë. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj edhe në ditën 62-të ndaj kampeve të refugjatëve Nuseirat dhe Al-Maghazi në pjesën qendrore të Gazës, kampit Jabalia në veri, si dhe ndaj qyteteve Khan Younis dhe Rafah në jug.

Dhjetëra persona u plagosën dhe të paktën 17 të tjerë kryesisht fëmijë humbën jetën në sulmin që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Maghazi ku ishin strehuar familjet e zhvendosura. Po ashtu si pasojë e sulmit u dëmtuan edhe shtëpitë përreth. Ndërsa në sulmin ajror të ndërmarrë ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Nuseirat humbën jetën katër palestinezë.

Ndërkohë, të vdekur dhe të plagosur ka pasur edhe në sulmet e kryera me zjarrin e artilerisë izraelite ndaj shkollës Abu Hussein, si dhe në sulmin e kryer nga avionët luftarakë izraelitë përreth xhamisë Al-Hulefa dhe shtëpive të familjeve Usfura, En-Najjar, Abu al-Asel dhe Uweyda Avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror edhe ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Shabura në qytetin Rafah në jug. Në sulm humbën jetën të paktën gjashtë persona, si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndërsa në pjesën lindore të qytetit Khan Younis, në shënjestrën e zjarrit të avionëve luftarak u vendosën shtëpi, toka bujqësore dhe burimet e ujit. Të vdekurit dhe të plagosurit në këto sulme që shënjestruan zona të ndryshme në Khan Younis filluan të dërgohen në orët e para të mëngjesit në spitalin Nasser në qytet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne