Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), pjesa më e madhe e palestinezëve në Rripin e Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga tetori 2023, duke e krahasuar këtë zhvendosje të detyruar me spastrimin etnik të vitit 1948, kur u themelua shteti i Izraelit.
Në atë që palestinezët e quajnë Nakba (“katastrofë” në arabisht), forcat ushtarake sioniste dëbuan mbi 700,000 palestinezë nga shtëpitë e tyre.
“77 vjet më vonë, palestinezët vazhdojnë të zhvendosen me forcë,” shkroi UNRWA në një postim në rrjetin X, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. /mesazhi