Presidenti Donald Trump pritet të marrë një vendim brenda dy javësh nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen apo jo në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të enjten për gazetarët: “Bazuar në faktin që ekziston një mundësi reale për negociata me Iranin në të ardhmen e afërt, Presidenti do të marrë vendimin e tij brenda dy javësh nëse do të ndërhyjë apo jo.”/mesazhi