Si media e Veton Surroit “Koha Ditore” sulmoi Islamin dhe albanologun Oliver Schmitt

Një sulm verbal është ndërmarrë ndaj Islamit dhe albanologut Oliver Schmitt, pasi ky i fundit prezantoi në edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar per Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dy punime të tij mbi periudhën pas 1913.

Pasi njohësi i mirë i gjuhës dhe historisë së Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës prezantoi dy identitete shqiptare që janë zhvilluar në Ballkanin pas Osmanëve, Gazeta Koha Ditore ka sulmuar qasjen e akademikut.

Me një titull islamofobik, “Me osmanizëm e islamizëm kundër identitetit kombëtar shqiptar”, Koha Ditore e ka nxjerrë prezantimin shkencor të Schmittit jashtë konteksti duke nxitur urrejtje kundër Islamit dhe Turqisë.

Ka mjaftuar ky titull për të provokuar në rrjetet sociale se forumet online reagime të ashpra kundër njeriu që për vite me radhë ja ka kushtuar studimit të gjuhës shqipe.

Në prezantimin e tij përpara akademikëve të Kosovës Schmitt vetëm tregon sesi në Shqipëri dhe Kosovë u zhvilluan dy identitete të kundërta shqiptare, ai në Shqipërinë komuniste dhe tjetri musliman në Jugosllavi.

“‘Hapësirat sociale e ekonomike u ndanë sipas kufijve të ri’, ka shtuar Schmitt duke evokuar shembujt e Prizrenit, Gjakovës dhe Dibrës të cilave iu shkëput prapatoka e tyre”, shkruan Koha duke shtuar se kishte: “Kishte regjionalizëm të fortë”.

Në artikullin e saj të publikuar edhe online, Koha shkruan: “‘Krejt ndryshe, Jugosllavia e mbizotëruar nga serbët u përpoq ta mbante arsimin në një nivel sa më të ulët, duke promovuar kultet fetare islamike me qëllim të parandalimit të lindjes së nacionalizmit sekular siç po ndodhte ndër shqiptarët perëndimorë’, ka vlerësuar Schmitt. ‘Jugosllavia në mënyrë konsistente i trajtonte shqiptarët lindorë si myslimanë me qëllim që t’i dëbonte në Turqi’.
Përballë një sfondi ku Kosova e Maqedonia trajtoheshin si koloni të brendshme, kurse shqiptarët si popullatë e padëshiruar brenda shtetit, në Shqipëri po përvijoheshin të tjera realitete. Sado që pati rezistencë të herëpashershme ndaj shtetit, siç ishin kryengritjet në Mirditë, atje iu hap dera zhvillimeve të rëndësishme në aspektin fetar e kulturor”.

Duke i bërë qëllimisht edhe biografinë, albanologut nga Vjena, Koha thekson se Schmitt tha në Prishtinë se: “Shteti e mori kontrollin e bashkësive fetare dhe e promovoi për shumicën e popullsisë formimin e institucioneve fetare nën kontrollin e shtetit dhe modernizimin e Islamit nëpërmjet veprimeve si ndalimi i ferexhesë. Jugosllavia, në anën tjetër, e bëri të kundërtën duke promovuar të gjitha strukturat osmane dhe islamin më konservativ”./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne