Uncategorized

Skandal me vendimet e KKT-së, miratohet në fshehtësi ndërtimi i kullave dhe fshatrave turistikë

Këshilli Kombëtar i Territorit shumë herë është vënë në shenjestër të akuzave për vendime abuzive dhe në mungesë totale të tranparencës.

Shumë vendime me peshë për ndërtime të rëndësishme në të gjithë territorin e vendit janë marrë në fshehtësi dhe larg vëmendjes së publikut.

Në vitin e fundit KKT ka marrë vendime për ndërtimin e një numri të madh godinash shumëkatëshe në Tiranë dhe një sërë kompleksësh turistike në bregdet.

Mësohet se një muaj më parë në 10 nëntor KKT që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama miratoi 2 leje zhvillimi, për dy objekte shumëkatëshe që do të ndërtohen në zonën e ish-Bllokut. Të dyja lejet i përkasin një kompanie, e cila sipas dokumenteve zyrtare të QKR-së është themeluar në nëntor 2016.

Ndërkohë, të tjera leje ndërtimi janë dhënë për një kompleks gjigant deri në 24 kate që do të ngrihet në Rrugën e Kavajës, një godinë 35 kate ngjitur me Hotel Tirana dhe projekti “DownTown Albania”, një godinë me lartësi rreth 135 metra, te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.

Përveç këtyre lejeve për godina shumëkatëshe në Tiranë, këtë vit KKT ka dhënë leje edhe për disa leje për fshatra turistikë. Sipas Top Channel, njëri që do të ndërtohet në Ksamil, ndërsa për një kompleks turistik në Jalë edhe dhënë leja e zhvillimit.

Në të njëjtën datë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për një fshat turistik në Ishëm të Durrësit.

Sipas ligjit për planifikimit urban detyron, Agjencinë e e Zhvillimit të Territorit të publikojë në Regjistrin Kombëtar të gjitha vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit 10 ditë pas miratimit. Por kjo transparencë mungon nga ana e KKT, pasi në faqen zyrtare të kësaj agjencie vendimet e fundit janë ato të korrikut 2017, të cilat gjithsesi janë marrë në mbledhje jopublike.