“Skema e shitjes”, hetim për medikamentet, gjykata e Tiranës cakton “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” për tetë mjekë të spitalit Onkologjik

Gjykata e Tiranës ka caktuar tetë masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT. Ky vendim është bërë me kërkesë edhe të prokurorisë së Tiranës ku ka një hetim për çështje medikamentesh për kimioterapinë. Bëhet fjalë për një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka arritur te zbulojë një skemë se si mjek të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

“Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte”, informon prokuroria e Tiranës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne