Skenari i Izraelit kundër Hamasit këtë herë me falsifikimin e revistës Forbes

Në orët e fundit mediat e lidhura me regjimin sionist dhe duke ndjekur ato, edhe elementë kundër rezistencës duke publikuar një foto, pretenduan se sipas revistës “Forbes”, pasuria e sekretarit të përgjithshëm të Hamasit Khalid Meshaal ka arritur në 5 miliardë dollarë!

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në orët e fundit mediat e lidhura me regjimin sionist dhe në ndjekje të tyre, elementë që veprojnë kundër rezistencës duke publikuar një foto, pretenduan se sipas revistës “Forbes”, “pasuria e Khaled Meshaal, sekretarit të përgjithshëm të Hamasit, ka arritur në 5 miliardë dollarë!”. Por si u publikua ky lajm i rremë në media me inxhinierinë e operacioneve psikologjike të sionistëve?

Hapi i parë: Së pari, faqja (Izraeli në spanjisht) publikoi këtë imazh dhe lajm të rrem për herë të parë, megjithëse kjo faqe theksoi në tekst se ky imazh është humoristik dhe fals. Hapi i dytë: Faqet e tjera të lidhura me regjimin sionist hoqën pjesën e rreme të këtij imazhi dhe e publikuan atë imazh si faqen e vërtetë të revistës “Forbes”. Hapi i tretë: Mediat që veprojnë kundër rezistencës të cilat nuk besojnë fare në kontrollimin dhe hulumtimin e vërtetësisë së lajmeve, e ripublikuan atë imazh dhe lajm si lajm nga revista “Forbes” pa kontrolluar faktet.

Vlen të theksohet se në vitet e kaluara sionistët kishin ngritur pretendime të tilla për pasurinë e Khalid Meshaalit, saqë ai dhe Hamasi kishin theksuar se nëse Izraeli thotë të vërtetën, ata mund t’i konfiskojnë këto miliarda dollarë nëse i gjejnë./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne