Spanja a do i heqë vizën Shqipërisë sic veproi Franca dhe Holanda?!!?!?

GJERGJI THANASI

Personalisht rreth 5 vjet më parë jam përpjekur të sensibilizoj opinionin publik shqiptar për rrezikun e një raprezalje holandeze dhe franceze kundra Shqipërisë. Në dhjetra shkrime kam theksuar se shtimi në kulm i aktivitetit të krimit të organizuar por edhe ordiner shqiptar në fusha të tilla si trafik klandestinësh, vjedhje shtëpish, dyqanesh e makinash e sidomos trafik droge në këto 2 vende do shkaktojë me patjetër një kundërveprim zyrtar të politikës së Francës dhe Holandës kundra Shqipërisë. Shpërthimi pas v. 2013 i fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në BE (Franca dhe Holanda po ia kalojnë edhe Gjermanisë në këtë drejtim) është një faktor plus në sosjen e durimit të klasës politike të këtyre dy vendeve me kryerilindasin, që sundon në Tiranë.

Fatkeqësisht Spanja ka shumë mundësi, që t’i vërë vizën aspiratës evropiane të Shqipërisë për shkak të veprimtarisë së trafikantëve dhe kriminelëve shqiptarë në territorin spanjoll madje edhe në territoret e përtejdetit, pronë e Kurorës Spanjolle si psh. Ishujt e Ibizas apo të Tenerifes.

Bandat e hajdutëve shqiptarë

Vetëm në 5 ditët e fundit në mediat spanjolle janë trajtura gjerësisht tre figura krimi të lidhura ngushtë me mafien shqiptare, e cila vepron në Evropë përfshirë edhe Spanjën edhe në sajë të mbrojtjes politike, që gëzon në Shqipëri. Masivisht mediat spanjolle njoftuan për arrestimin e një bande shqiptarësh të specializuar në plackitjen e vilave të futbollistëve të famshëm të skuadrave të Real Madridit dhe Atletico de Madridit. Në kuadrin e operacionit “Rinia” (qëllimisht për emrin e operacionit u zgjodh nga spanjollët kjo fjalë në gjuhën shqipe) u arrestuan Marjan Zefi dhe 4 shqiptarë të tjerë, të akuzuar për kryerjen e 84 vjedhjeve shpesh të shndërruara në grabitje me dhunë. Këta hajdutë shqiptarë gëzojnë në atdheun e tyre përkrahjen e politikanëvve lokalë të krahut të majtë në bashkitë shqiptare të Lezhës, Mirditës dhe Krujës. Për më shumë informacion mund të lexohet edhe shkrimi në linkun e mëposhtëm: https://elcierredigital.com/investigacion/843852816/peligro-banda-albanesas-aficandas-espana.html.

20 (njëzet) kuintalë kanabis prodhim i “bahcevanëve” shqiptarë

Roja Civile (policia spanjolle) nëpërmjet një operacioni antidrogë, ku u përdor edhe dron edhe helikoper, neutralizoi një bandë “bahcevanësh” shqiptarë të specializuar në kultivimin e kanabisit. Goditja antidrogë u dha në Krahinën e Tereulit në Parkun kombëtar “Serania De Quecia”. Në këtë zonë të mbrojtur mjedisore katër shqiptarët e arrestuar kishin mbjellë 3100 bimë kanabisi me peshë të përgjithshme 20 kuntalë. Nëse kjo sasi kanabisi do të shitej me pakicë do t’u siguronte narkotrafikantëve shqiptarë 11.3 milion euro. Shqiptarët, ndonëse të armatosur, nuk ofruan kurrfarë rezistence, kur u arrestuan nga Roja Civile (policia). Operacioni i mbiquajtur “Verde” (Jeshili) është i katërti operacion në 2 muajt e fundit kundra “bahcevanëve” shqiptarë të kanabisit. Në linkun e mëposhtëm ka një shkrim, ku mund të gjeni më shumë informacion si edhe një video të këtij operacioni antidrogë të policisë spanjolle. Linku: https://eldiadigital.es/art/308346/intervenidas-3100-plantas-de-marihuana-en-huelamo-con-un-valor-de-113-millones

Vazhdon trafiku i klandestinëve shqiptarë nga portet dhe aeroportet spanjolle

Narkosët shqiptarë bëjnë ligjin në portet spanjolle

Bandat e narkotrafikantëve shqiptarë (me raste edhe me mbështetje politike në Shqipëri) janë shndërruar në shqetësim të vecantë për policinë spanjolle. Këto banda kontraktojnë sasi të mëdha kokaine (me kuintalë) drejtpërdrejt me kartelet e drogës të Amerikës Latine. Në momentin, që kontejnerët, ku është futur kokaina mbërrijnë në portet spanjolle si psh. në Bilbao, Santander e më pak Kadiks, narkosët shqiptarë duke përdoruru metodën e quajtur “Rip off” nxjerrin kokainën nga kontejneri dhe e transferojnë në baza të sigurta në territorin spanjoll. Nga këto baza të sigurta kokaina në sasi prej disa kilogramësh dërgohet në destinacione të dnryshme në BE me sasi prej disa kilesh për cdo korier sipas parimit anglez: Don’t put all your eggs in one basket” Për më shumë informacion mund të konsultohet pjesa e dytë e shkrimit në këtë link: https://www.abc.es/espana/pais-vasco/abci-policia-sella-puerto-bilbao-mafias-201910201033_noticia.html 

/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne