Spanja kalon ne fashizem: shtyp me dhune demokracine

Policia spanjolle u vendos në rrugët e Katlonisë qysh në orët e hershme të mëngjesit, për të pamundësuar mbajtjen e referendumit për pavarësi, që nga Madridi po cilësohet si jokushtetues.

Pamjet e kapura në fshatin Sarria de Ter në provincën e Gironas tregonin se policia përdori një sëpatë, për të thyer dyert e një qendre votimi ku po votonte presidenti katalasn, Carles Puigdemont.

Kurse në Barcelonë, oficerët gjuajtën me plumba gome mijëra protestues duke i larguar me dhunë nga rruga.

Gjyka Kushtetuese e Spanjës sot ka vendosur që referendumi të pezullohet, kurse qeveria qendrore po e cilësonte si të paligjshëm.

Dhuna e përdorur është dënuar edhe nga krerët katalonas.

Puigdemont tha se kjo dhunë është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme.

Tmerrin e kanë përshkruar edhe disa nga qytetarët që po prisnin në radhë për të votuar.

“Një policë ma vuri armën në kokë për të më larguar, derisa unë po mbaja dorën e gruas. Ishte e pabesueshme” deklaroi një qytetar katalunas.

Edhe një 73 vjeçar u tmerrua me dhunën që pa, por theksoi se përkundër moshës do ta mbrojë shtetin e vet.

“Kam ardhur këtu të votojë për mbrojtjen e të drejtave të vendit tim, i cili është Katalonia”, theksoi Joaquim Bosch.

Protestuesit po shfrytëzojnë mjete të ndryshme për të bllokuar hyrjet e vendvotimeve. Duke nisur që nga traktorët, karrige, tavolina e mjete tjera të forta, për të pamundësuar hyrjen e policëve në qendra.

 

Zëdhënësi i qeverisë katalunase tha se referendumi është duke u zhvilluar në 73% të  vendvotimeve, pavarësisht nga dhuna policore.

“Njerëzit filluan të vijnë qysh para agimit për tu bashkuar me prindërit, fëmijët dhe aktivistët, që t’i sigurojnë vendvotimet me qëllim që policia të mos hyjë brenda”, deklaroi zëdhënësi katalunas.

Por policia spanjolle ka vazhduar me aksionin e tyre që të pamundësojnë zhvillimin e referendumit.

Në disa fotografi të postuar nga Ministria e Brendshme spanjolle shihen disa kuti të votimit, të cilat pretendohet se janë me fletëvotime të sekuestruara të referendumit.

Ministria e punëve të jashtme e Spanjës, e ka cilësuar këtë referendum si antidemokratik, duke theksuar se është tërësisht jashtë parimeve evropiane duke kërkuar edhe reagimin e BE-së.

Pavarësisht kësaj, shumë qytetarë po vazhdojnë të hedhin votën e tyre.

Tensionet janë në rritje në gjithë vendin, kurse në Madrid po vazhdojnë protesta ku mijëra persona po shfaqin indinjatën e tyre kundër referendumit për pavarësi të Katalonisë.

Deri më tani mbi 40 protestues thuhet se janë të lënduar, kurse edhe 11 policë gjatë përleshjeve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne