SQARIME RRETH DISA OPINIONE TË PËRSËRITURA TË QERIM LITËS

Nga Salim Kadri Kerimi

Para ca ditëve kisha rastin ta lexoj librin të zotërisë Qerim Lita me titull: “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë–1966–1974”, i publikuar nga Shtëpia botuese Logos A. Para se ti parashtroj opinionet e mia rreth dy çështjeve të cilat janë të trajtuara edhe në këtë punim, kolegun Q.Lita dua ta përgëzoj për publikimin e veprës të tij në fjalë. Siç e kam theksuar në disa punime të mia, përfshirë edhe në dy librat e mia, në maqedonisht, me titull: “Shpërngulja e turqve nga Maqedonija në Turqi, pas Luftës së dytë botrore” („Иселувањето на Турците од Македонија во Турција, по Втората светска војна“) dhe “Fati i Organizatës Jyxhel – Proçesi gjyqsor kundër jyxhelxhijve” („Судбината на Организацијата Јуџел – Судскиот процес против јуџелџиите“), opinionet dhe vlerësimet e tij konkretisht rreth:

a) Vendimit të autoriteteve jugoslllave/ maqedonase për hapjen e shkollave në gjuhën turke në disa vendbanime të Maqedonisë Perëndimore dhe Jug-perëndimore, dyke filluar nga viti shkollor 1951/1952; dhe,

b) Numrit të turqve të RP të Maqedonisë, sipas rezultateve nga Regjistrimi i popullsisë të vitit 1953; sipas mendimit tim, janë jo të drejta/ jo të plota.

Dy çështjet e lartpërmendura, me studimin e të cilave merem edhe unë, kolegu Q.Lita kësaj radhe kisha dashur ti kishte trajtuarë me një qasje më pragmatike – më objektive dhe joselektive. Me qëllim të mospërsëritjes të vlerësimeve të mia, në këtë rast dua ti parashtroj vetëm disa aspekte më të rëndësishme të çështjeve të lartpërmendura.

1. Vendimin e autoriteteve në fjalë për hapjen e shkollave edhe në gjuhën amtare të pupullatës turke, në trevat e lartpërmendura të Maqedonisë dhe konkretisht në Tearcë, Tetovë, Vrapçishtë, Banjicë e poshtme, Banjicë e epërme, Gostivar, e tj., ku në të kaluarën dhe sot kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë edhe turq, Q.Lita në punimet e tij të shumta, përfshirë edhe në librin në fjalë, me këmbëngulje dhe në mënyrë kategorike e quan dhe e karakterizon si të gabuarë dhe tendencioz, me prapavija antishqiptare – gjoja për turqëzimin e popullatës shqiptare të trevave në fjalë. Për ta arsyetuarë dhe paraqitur konkludimin e tij si të drejtë, Q.Lita, sipas mendimit tim, në mënyrë selektive – jo të drejtë dhe joshkencore, në librin e tij në fjalë i ka publikuarë të dhënat statistikore për numrin e shqiptarëve dhe të turqve në Tetovë, në Rrethin e Tetovës dhe në Rrethhin e Gostivarit, nga Regjistrimi i vitit 1948. Një veprim i këtillë i Q.Litës mendoj se nuk është i drejtë. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se për shumë arsye botërisht të njohura, rezultatet/ të dhënat statistikore të Regjistrimit të viti 1948, rreth përkatsisë etnike të popullatës të regjistruarë, sipas vlerësimeve të mia, janë ndër më problematiket/ ndër më të pabesueshmet. Prandaj shfrytëzimi i të dhënave në fjalë si pikënisje/ si bazë e vetme për ta vërtetuarë tezën se gjoja në Maqedoninë Perëndimore, Jug-perëndimore, e gjetkë, nuk paska turq ose numri i tyre paska qenë aq i vogël sa që nuk e paskan merituarë hapjen e shkollave edhe në gjuhën e tyre amtare (turke), sipas bindjes sime të thellë dhe gjendjes faktike, është më se apsurde, siptomatike dhe shkencërisht jo e drejtë.

Se popullata turke, si në të kaluarën historike po ashtu edhe sot e kësaj dite, ka qenë/ është e pranishme kudo në territorin e Republikës së Maqedonisë së sotme, përfshirë edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Resnjë, Manastir e gjetkë, mes tjerash, mjafton, p.sh., të konsultohen të dhënat statistikore nga regjistrimet e popullsisë, duke filluarë nga periudha osmane dhe gjer në ditët e sotme. Kështu p.sh.:

a) Sipas Regjistrimit të parë zyrtar të vitit 1921, sipas gjuhës amtare, në Komunën e Tetovës, nga numri i përgjithshëm i baborëve të kësaj komune (15.119 banorë), turq paskan qenë 6.432, kurse shqiptarë 1.298, ose në qytetin e Gostivarit, nga gjithsej 4.830 banorë, 3.743 paskan qenë turq, ndërsa vetëm 138 shqiptarë;

b) Sipas hulumtimeve të antropogjeografit d-r Jovan Trifunovski, të cilit Q.Lita në veprën e tij i referohet në mënyrë selektive, në Luginën e Pollogut, në fund të viteve të 60-ta të shekullit të 20-të (pra, kur një numër i madh i turqve nga kjo trevë ishin shpërngulur në Turqi), nga numri i përgjithshëm i amvisërive (14.446), 9.038 qenkan shqiptarë, 4.651 maqedonas dhe 757 turq;

c) Ose, sipas të dhënave statistikore të regjistrimeve nga viti 1953 dhe gjer te Regjistrimi i fundit i vitit 2021, numri i turqve konkretisht në Tetovë ka qenë si vijon: 4,470 frymë – 22.1%  (në 1953); 5,864 frymë – 23.1% (në 1961); 3,543 frymë – 9.9% (në 1971); 2,757 frymë – 5.9% (në 1981); 2,073 frymë – 4.1% (në 1994); 1,878 frymë – 3.6% (në 2002); 1,745 frymë – 2.8% (në 2021); kurse në Gostivar: 1.924 frymë – 20,2% (në 1953); 4,349 frymë – 34.0% (në 1961); 4,449 frymë – 22.9% (në 1971); 4,378 frymë – 15.8% (në 1981); 4.023 frymë (në 1991); 4,475 frymë – 13.6% (në 1994); 4,559 frymë – 12.7% (në 2002); dhe 4,725 frymë – 14.4% (në 2021).

Nga të dhënat e lartpërmendura, mes tjerash, mund të shihet dhe të konkludohet se edhe në vendbanimet të cilat Q.Lita i quan si “krahina të pastra/ puro shqiptare”, ku në vitin shkollor 1951/1952 u hapën edhe shkolla në gjuhën amtare turke, ato nuk ishin “krahina të pastra shqiptare”, siç pretendon Q.Lita. Ato krahina, as në të kaluarën e as sot, nuk kanë qenë/ nuk janë “krahina të pastra shqiptare”, por kanë qenë/ janë krahina ku, përveç shqiptarëve, kanë jetuar/ jetojnë edhe maqedonas, turq, torbeshë, egjiptas/ romë, serbë, e tj.

Duke i patur parasysh faktet e lartpërmendura, vlerësimi i Q.Litës se vendimi i autoriteteve përkatse jugosllave/ maqedonase për hapjen e disa shkollave për mësim dhe edukim edhe në gjuhën turke paska qenë akt antishqiptar është jo i drejtë dhe jo i saktë, mendoj unë. Me fjalë të tjera, hapja e disa shkollave në gjuhën turke edhe në vendbanimet në fjalë duhet konsideruar vetëm e vetëm si korigjim i qëndrimit të deriatëhershëm jo të drejtë të administratës jugosllave/ maqedonase dhe i disa qarqeve nacionaliste shqiptare, ndaj popullatës turke në ato krahina të Maqedonisë. Është më se i çuditshëm dhe i dyshimtë insistimi permanent i Q.Litës rreth mohimit të pranisë të popullatës turke në Tetovë, Gostivar edhe në qytet e tjera të Maqedonisë Jug-perëndimore, në rrethana kur çdo herë, në të kalurën dhe sot, prania e popullatës turke edhe në këto treva ka qenë/ është fakt i pamohueshëm, mes tjerash i vërtetuarë edhe në të gjitha regjistrimet e lartpërmendura. Sa për ilustrim të konstatimit tim në fjalë, në vazhdim do ti transmetoj të dhënat statistikore për numrin e turqve edhe në qytetet e Strugës, Resnjës dhe Manastirit, ku sipas Q.Litës nuk paska turq.

a) Në Strugë, numri i turqve ka qenë si vijon: 927 frymë (1953); 994 frymë (1961); 730 frymë (1971); 832 frymë (1981); 938 frymë (1991); 887 frymë (1994); 907 frymë (2002); dhe 810 frymë (2021);

b) Në Resnjë: 1.746 frymë (1953); 1.555 frymë (1961); 1.758 frymë (1971); 1.895 frymë (1981); 1.895frymë (1991); 1.388 frymë (1994); 1.369 frymë (2002); 1.084 (2021);

c) Në Manastir: 3.543 frymë (1948); 6.189 frymë (1953); 3.265 frymë (1961); 3.061 frymë (1971); 3.068 frymë (1981); 2.058 frymë (1991); 1.547 frymë (1994); 1.562 frymë (2002); 1.115 frymë (2021).

Në disa punime të mëparshme në lidhje me të njëjtën çështje, vendimin e lartpërmendur të autoriteteve jugosllave/ maqedonase Q.Lita e ka emëruar si akt fashizoid i autoriteteve në fjalë. E përsëris, në vendimin e lartpërmendur të autoriteteve në fjalë nuk ka azgjë fashizoide. Sipas mendimit tim, fashizoide është p.sh., tendenca për ndarjen vetëm të turqve të Maqedonisë në “turq të vërtetë” dhe “turq jo të vërtetë”, e jo vendimi për hapjen e disa shkollave për mësim në gjuhen turke. Prandaj, teza e Q.Litës se në Maqedoninë Veriore turq paska vetëm në pjesën Lindore të saj, është gënjeshtër e kulluar. Joserioz dhe ofendues është pohimi i tij se si turq duhet konsideruar vetëm fiset juruke që kanë jetuar/ jetojnë në disa pjesë të Maqedonisë Lindore. Sipas kësaj llogjike, ndarje të këtilla duhet bërë edhe mes popujve të tjerë, përfshirë edhe mes shqiptarëve, në mesin e të cilëve, në të kaluarën edhe sot, janë “integruarë”/ “integrohen” pjesëtarë të nacionaliteteve/ etnive të tjera – turke, egjiptase, vllehe, e tj. Vall kolegu Lita, me të cilin unë polemizoj, ka guxim të bëjë klasifikim edhe të popullit shqiptar, siç ka vepruar me turqit duke i ndarë në “turq të vërtetë” dhe “jo të vërtetë”? Unë si historian nuk e di vall shkenca njeh një kategorizim të tillë të popujve, por dua të rikujtoj se ndarje të këtillë edhe të shqiptarëve ka bërë antropogjeografi d-r Jovan Trifunovski (д-р Јован Трифуновски). Në librin e tij Q.Lita autorin në fjalë e citon rreth konkludimit të tij se në të kaluarën një pjesë e shqiptarëve janë turqizuar, mirpo ai në të njëjtin libër ka haruar ose me qëllim nuk e ka transmetuar edhe konkludimin tjetër të d-r J.Trifunovskit, sipas të cilit:

“Popullsiа shqiptare myslimane në RS të Maqedonisë nuk paraqet një tërësi të vetme, por ajo është e përbërë nga elemente të ndryshme etnike. Një grup e përbëjnë banorët sllavë, të cilët gjatë periudhës osmane e kanë pranuar islamin dhe pastaj janë shqiptarizuar, meqenëse jetonin në krahina mes shqiptarë të vërtetë, të ardhur. Pastaj, vende – vende egzistojnë grupe të cilët kanë prejardhje nga turqit dhe romët e ndonjëhershëm. Sipas vlerësimeve të mia, popullsia e sotme shqiptare, të parët e të cilëve kanë qenë sllavë, turq ose romë, përbëjnë rreth 20% nga të gjith shqiptarët e RS të Maqedonisë“ (Јован Трифунски: “Албанско становништво у Македонији – Антропо – географска и етнографска истраживања”, НИРО “Књижевне новине“, Београд 1988, 179).

Do të ishte tepër jo serioze, bile edhe ofenduese dhe e pa lejueshme, në se unë ose kush do qoftë tjetër, të tentonim tja mohojmë përkatsinë shqiptare të 20% të shqiptarëve të Maqedonisë, “të parët e të cilëve”, sipas d-r J.Trifunovskit, “kanë qenë sllavë, turq ose romë”, mendoj unë. Asimilimin e një pjese të popullsisë sllave, në atë shqiptare, në Shqipëri e ka vërtetuarë edhe historiani/ etnologu rus A.M.Selishçev (А.М.Селишчев), përfshirë edhe akad. Aleks Buda. Kështu, p.sh., sipas A.M.Selishçev, “Analiza lingvistike e fjalëve të huazuara sllave në gjuhën shqipe dhe i toponimeve sllave, si dhe faktet historike dëshmojnë se procesi i shqiptarizimit mes popullsisë sllave ka qenë i pranishëm vazhdimisht. Që në shekullin e 16-17 në Shqipëri kanë qenë të pranishme grupe të mëdha të popullsisë sllave“ (Проф.А.М.Селишчев,“Славјанское население в Албании“, Издание Македонского научного  института, Софија 1931).

Në lidhje me dukurinë e lartpërmendur vlerësimi i akad. A.Buda është si vijon: “Me këtë ne nuk duam ta mohojmë faktin se zgjerimi i emrit të Arbërisë mesjetare përtej thelbit fillestar nuk ka ndodhur në disa raste pas asimilimit të një popullsie sllave, që bashkëjetonte me popullsi arbëreshe në disa krahina, ose të mbeturinave të një popullsie romane në disa qytete; nga ana tjetër, mbeten jashtë këtij emërtimi, pa dyshim, edhe krahina ku popullsia arbëreshe qëndroi ende për një kohë të gjatë, në disa raste deri në ditët tona“ (Aleks, Buda: “Vendi i shqiptareve ne historine Europjane te shekujve VIII – XVIII”, në vëllimin me titull: “Shqiptaret dhe trojet e tyre”, ASH e RPSSH, Shtepia botuese ”8 Nentori”, f. 5-6).

2. Sa i takon çështjes të vërtetsisë të numrit e turqve të RP të Maqedonisë, sipas rezultateve nga Regjistrimi i popullsisë të vitit 1953, kësaj rradhe përmbledhtas kisha dashur ti theksoj këto disa vlerësime të mia:

a) Si pasojë para së gjithash e politikës asimiluese ndaj popullatës joshqiptare (posaçërist ndaj popullatës turke) në prefekturat dhe nënprefekturat që ishin të administruara nga administrata italo-shqiptare (në periudhën 1941-1943), dhe të presioneve ndaj popullatës turke nga disa qarqeve nacionaliste shqiptare (në periudhën 1945-1950), sipas të cilëve në Maqedoninë Perëndimore, Veri-Perëndimore dhe Jug-Perëndimore, nuk paska turq, një numër i madh i turqve të këtyre trevave në Regjistrimin e vitit 1948 u detyruan të deklarohen si shqiptarë. Si pasojë e rethanave në fjalë, numri i shqiptarëve në Regjistrimin e vitit 1948, në krahasim me numrin e tyre në vitin 1921, u rit për + 86.715, kurse i turqve u zvogëlua për -22.818 frymë.

b) Pra, që të vlerësohet vërtetsija e të dhënave rreth numrit të turqve në RP të Maqedonisë, sipas rezultateve nga Regjistrimi i vitit 1953, së pari duhet bërë vlerësimi i vërtetsisë të të dhënave rreth numrit të turqve në RP të Maqedonisë, sipas rezultateve të Regjistrimit të vitit 1948. E përsëris, si pasojë e rethanave të sipër përmendura të dhënat rreth numrit të turqve në RP të Maqedonisë sipas rezultatet e Regjistrimit të vitit 1948 janë jo të plota/ jo të verteta. Me fjalë të tjera, në se sipas të dhënave statistikore  të vitit 1921 numri i popullatës turke në teritorin e sotëm të Maqedonisë Veriore ka qenë 118.758, kurse i shqiptarëve 110.674 frymë, si ndodhi që në vitin 1948 numri i shqiptarëve u rit në 197.389 frymë (+86.715), kurse i turqve u zvogëlua në 95.940 frymë (-22.818)!?, në kushte kur nataliteti i këtyre dy komuniteteve ka qenë përafërsisht i njëjtë, dhe se në radhët e të shpërngulurve myslimanë nga Jugosllavija në Turqi, në periudhën mes viteve 1921 dhe 1941,  përveç turqve ka patur edhe shqiptarë, boshnjakë, torbeshë, e tj. Pse Q.Lita dhe autorët e tjerë shqiptar gjatë analizës të rezultatit rreth numrit të shqiptarëve dhe turqve nga Regjistrimi i vitit 1953 si piknisje për analizë e marin vetëm rezultatin falso për numrin e turqëve të vitit 1948 e jo të regjistrimeve të më parshëm (1921 ose 1931)?

c) Më se i vërtetë është fakti se një pjesë e të shpërngulurve turq që në regjistrimet e viteve 1942 dhe 1948 ishin të detyruarë të deklarohen si shqiptarë, në Regjistrimin e vitit 1953 janë regjistruar si turq dhe si të tillë pjesa dërmuese e tyre janë shpërngulur në Turqi. Njëkohësisht unë nuk e mohoj faktin se një pjesë e të shpërngulurve shqiptar me qëllim që të shpërngulen në Turqi, po a shtu, u “detyruanë” të deklarohen si turq. Numri i shqiptarëve të cilit në Regjistrimin e vitit 1953 janë deklaruarë si turq, sipas analizave të mia ka mundur të jetë  rreth 20.000 frymë;

ç) Në se bëjmë një analizë të mirfilltë multidisciplinare, duke i marë parasysh rrethanat e lartpërmendura dhe disa faktorë të tjerë, atëhere sipas mendimit tim numri përafërsisht i vërtetë i popullatës shqiptare dhe asaj turke gjer në vitin 1953, pra gjer në periudhën para rifillimit të shpërnguljes masovike të popullatës muslimane nga Maqedonija/ Jugosllavija për në Turqi, do të duhej të ishte përafërsisht i njëjtë (nga rreth 160,000, në vitin 1948, dhe nga rreth 180.000, në vitin 1953);

d) Pse kolegu Q.Lita dhe autorët të tjerë shqiptar që mendojnë dhe gjykojnë ngjajshëm ose një lloj si ai, nuk e vunë në dyshim, p.sh., zvogëlimin e numrit të popullatës turke në RP të Maqedonisë sipas Regjistrimit të vitit 1948, kur nga 118.758 (në 1921), në Regjistrimin e vitit 1948 në vend se të riteshte, numri i tyre u zvogëlua në 95.940 frymë. Ose pse nuk e vunë në dyshim ritjen “enorme” (rreth 100.000 frymë) të popullatës shqiptare mes regjistrimeve të viteve 1961 dhe 1971, kur nga 183.108 (në 1961) numri i shqiptarëve në RS të Maqedonisë u rit në 279.871 frymë.

Dhe fare në fund të këtij artikulli, kolegut Q.Lita dua ti shpreh mirënjohjet dhe falenderimet e mia të sinqerta për “zbulimin” dhe trajtimin të disa dokumenteve shumë të rëndësishme, rreth qëndrimit dhe qasjes të  kryetarit të Organizatës turke “JYXHEL” (“YÜCEL”), Shuaip Azis Isak – Inanç (Şuaip Azis Ishak – İnanç), në lidhje me propozimin e krerëve të NDSH-së për bashkëpunim mes dy organizatave në fjalë. Unë plotësisht pajtohem me konkludimin e kolegut Lita se Organizata “JYXHEL” në asçfar aspekti nuk ka qenë organizatë simotër e NDSH-së, mes tjerash për vet faktin se platformat dhe qëllimet e këtyre dy organizatave kanë qenë dijametralisht të ndryshme. Prandaj, refuzimi nga ana e Shuaip Azis Isakut të propozimit të krerëve të NDSH-së për bashkëpunim dhe për luftë të përbashkët ka qenë me vend dhe i drejtë. Deklarata e Sh.Azis Isakut, e datës 15 gusht 1947, mes tjerash, e vërteton qasjen të gabuarë të disa qarqeve nacionaliste shqiptare për trajtimin e popullatës muslimane të Maqedonisë vetëm si shqiptare, mes tjerash, duke u përpjekur edhe turqit e krahinave të ndryshme të Maqedonisë të arsimohen në shkollat shqipe e jo në gjuhën e tyre amtare (turke).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne