Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

11 militantë të Sali Berishës janë arrestuar pas protestës me molotovë drejt Kryeministrisë. Protestuesit u gjendën të befasuar nga reagimi i policisë, e cila këtë herë zbatoi një strategji të re. Edhe përpjekjet për t’iu afruar parlamentit dështuan brenda një kohe po të shkurtër.

TIRANË– 11 militantë të PD—së janë arrestuar pas protestës me molotovët që u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, menjëherë pas sinjalit të Sali Berishës. Të arrestuarit janë në mesin e grupit të zjarrit, që u godit nga policia sapo nisën sulmin ndaj godinës së qeverisë.

Ndryshe nga protesta e kaluara, dhuna e militantëve të Berishës nuk përshkallëzoi, pasi policia reagoi duke i shpërndarë me shpejtësi. Protestuesit u kapën në befasi nga reagimi i bluve, të cilët duket se ndoqën strategji të re nën udhëzimin e kryepolicit të ri, Skënder Hita. Efektivët ndërhynë menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit duke përdorur ujë, gazlotsjellës dhe spraj, një taktikë që i dha rezultatet shpejt.

Ndërsa militantët ishin ende në terren, policia sekuestroi edhe 45 bomba molotov të pashpërthyera, një tjetër strategji e Hitës që solli dështimin e skenarit të grupit të zjarrit për të sulmuar parlamentin pasi mbetën pa municione. Jo vetëm kaq, por Kuvendit as nuk arritën t’i afrohen pasi policia u kishte zënë pritë me kordon.

Edhe përpjekjet e deputetëve dhe eksponentëve të PD për të kundërshtuar policinë u pasuan nga përdorimi i sprajit me piper.

Deputeti Luciano Boçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja u ndjenë keq dhe u dërguan më pas në spital. Edhe pesë efektivë përfunduan në spital, ndërsa nga spraji u prekën edhe Flamur Noka dhe Klevis Balliu, i cili u largua nga protesta në lot.
/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne