Sulmi izraelit vrau dhjetra civilvë, “Shkallon” ish-ministri islamofob Genc Pollo: Ndodh për shkak të dendësisë së popullsisë

Ish-Ministri i PD, islamofobi Genc Pollo ka mbrojtur sulmin e ushtrisë izraelite në Rafah ku humbën jetën dhjetra civilë palestinezë të pafajshmë.
“Shkallimi” i ish-ministrit ndodh kur ai mbrojti në mënyrë të hapur dhe publikisht genocidin e Izraelit ndaj popullsisë në Gaza, duke deklaruar se Ai dhe bota e arsyeshme beson që ushtria izraelite nuk synon të vrasë civilë, pasi në të kundërt numri i viktimave do të mbi 300 mijë, ndërsa nu ki bën aspak përshtypje që Izraeli deri tani ka vrarë mbi 35 mijë palestinezë të pafajshëm, gjysma fëmijë.

Në emisionin “Open” në Neës24, islamofobi Pollo justifikoi vrasjet e Izraelit me dendësinë e popullsisë në Gaza, por nuk përmendi në asnjë moment që dendësia u rrit pas zhvendosjes së popullsisë në nisje të agresionit Izraelit për ti shpëtuar vrasjeve nga ushtria izraelite.
Ish-ministri islamofob i PD, që tani bën opinionistin kundër muslimanëve tha se i beson versionit të ushtrisë izraelite dhe jo Palestinës për sulmin në Rafah.

“Ushtria Izraelite tha që ushtria goditi vendin ku ishin përqendruar terroristët, vrau dy udhëheqës të tyre. Meqë aty goditi në mënyrë të pasynuar dhe papritur shpërtheu një depo municioni, shpërthimi ishte i madh saqë vrau edhe civilët. Ne gjykojmë nga çfarë lexojmë. Hamasi ka thënë gjëra të tjera. Edhe për incidentet e mëparshme, tragjike dhe më pak tragjike për nga numri i viktimave gjithmonë kemi dy versione. Një luftë i parashikon incidentet. Izraeli ka një dallim të madh nga agresioni terrorist i 7 tetorit.
Ne mund të diskutojmë periodikisht gjera të tilla, që druaj se do të ndodhin shpesh. Unë dhe e gjithë bota e arsyeshme beson që ushtria izraelite nuk synon të vrasë civilë, pasi nëse do e kishte këtë synim sot nuk do të kishte 20 apo 30 mijë civilë viktima, por do të ishin vrarë 300 mijë. Izraeli synon dhe është në të drejtën e tij të eleminojë ushtarakisht Hamasi. Fatkeqësisht për shkak të dendësisë së popullsisë në Gaza dhe fatkeqësisht dhe poshtërsisht se terroristët e hamasit fshihen rregullisht mbrapa civilëve ka civilë viktima në një numër më të madh se sa do të ndodhnin në një konfrontim ushtarak klasik”, tha Pollo./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne