Të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza bastisin parlamentin izraelit

Të afërmit e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës bastisën parlamentin izraelit dhe lyen me të verdhë xhamat në seksionin e mysafirëve si reagim për mos arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin. Të afërmit e pengjeve izraelite bastisën pjesën që përdoret për mysafirët në parlamentin që ndodhet në Kudsin Lindor.

Protestuesit kërkuan të tërheqin vëmendjen për situatën e pengjeve dhe lyen me të verdhë xhamat në seksionin e mysafirëve. Të afërmit e pengjeve fituan mbështetje edhe nga deputetët nga partitë opozitare. Ata zhvilluan këtë veprim gjatë një seance të mbajtur në parlament, por më pas u nxorën jashtë nga ekipet e sigurisë. Të afërmit e pengjeve izraelite, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, shpeshherë mbajnë protesta ku i bëjnë thirrje për dorëheqje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mijëra protestues të përbërë nga të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza dhe gupet anti-qeveritare, mbrëmë u përballën me policinë teksa protestonin kundër qeverisë para shtëpisë së Netanyahut në Kudsin Perëndimor. Disa protestues arritën të kapërcejnë barrikadën e policisë, ndërsa forcat e sigurisë kryen ndërhyrje të ashpër./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne