Të dielën në protestë për Palestinën në qendër të Podgoricës

Të dielën datë 12 Nëntor 2023 organizohet protesta e dytë në mbështetje të Palestinës në Malin e Zi. Pas protestës së organizuar në ulqin , këtë rradhë protesta do të zhvillohet në qytetin e Podgoricës (Titograd) në orë 15:00 në Sheshin Studenti, para Kryeministrise.

Njoftimi është bërë nga subjekti “Mëshira” i cili vë në dispozicion edhe transport falas për ata që duan të marrin pjesë duke vendosur edhe numrin e tyre të telefonit për të interesuarit.

Njoftimi është bërë në të dy gjuhët zyrtare të Malit të Zi ku pritet të ketë pjesmarrje masive nga të gjitha etnitë në vend./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne