Të paktën 66 gazetarë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se të paktën 66 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Në deklaratë thuhet se në sulmet izraelite u vranë 66 gazetarë, përfshirë gjashtë gra.

Raportohet gjithashtu se dy gazetarë janë të zhdukur ndërsa 31 gazetarë mbahen në burgjet izraelite.

Sindikata u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të monitorojnë nga afër shkeljet izraelite kundër gazetarëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne