TENTIMI I POSHTËR/ IDIOTESK I DASHNOR KOKONOZIT

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

 

Tentimet dhe aktivitet e disa individëve dhe qendrave islamofobe, në Danimarkë, Francë, Holandë, Belgjikë, Zelandën e Re, e gjetkë, për të përdhosur figurën e ndritur dhe hyjnore të Pejgamberit (Profetit) Muhamed, s.a.s., të dërguarit të fundit të Allahut (xh. xh.), për shpëtimin e njerzimit nga marëzirat e kësaj bote, janë më se të njohura. Por ama se një tentim të ngjajshën një ditë do ta bëjë edhe një shqiptar (Dashnor Kokonozi), nga Shqipërija – me banim në Francë, qoftë ai të ketë qenë edhe një person i ”vetdijsuarë”/ i konvertuarë, as që më shkonte në mend. Por për fat të keq kjo na ndodhi para ca ditëve. Në veb. Portalin ”FlasShqip.ca” (The Albanian – Canadian Portal – Le Portail Albano – Canadien), në se nuk gaboj, i drejtuar nga njëfarë shqiptari tjetër i quajtur Taulanti, ditën e bekuarë e të Premtes (Xhuma), datë 02 Prill 2021, u publikua shkrimi me titull: “Midis Dantes dhe profetit Muhamed – Nga Dashnor Kokonozi”. Nëpërmjet të këtij shkrimi, duke ju rreferuarë përkëthimit në gjuhën holandeze, i publikuarë nga një shtëpi botuese flamane në Belgjikë, të një pjese të “Komedisë hyjnore”, të poetit, shkrimtarit dhe filozofit mesjetar italjan, Dante Aligieri, D.Kokonozi, në mënyrë mizore dhe të tërthortë, ka tentuarë ta devalvojë dhe përdhosë figurën hyjnore të Profetit Muhamed, s.a.s.

Në se udhëhiqemi nga ajeti Kuranor: Mos ndiq atë për të cilën nuk ke dijeni (nëse është e mirë apo e keqe) dhe përmbahu nga pohimet e pabaza dhe hamendjet!”, sipas meje, çdo person, përfshirë edhe D.Kokonozi, para se të nisë të trajtojë ose përshkruajë një çështje, së pari duhet ti përveshë mëngët dhe të bëjë studim të gjerësishëm dhe të mirëfilltë të çështjes që mendon ta trajtojë, dhe pastaj, me mënd në kokë, të bëjë vlerësime dhe komente rreth çështjes në fjalë. Me fjalë të tjera, transmetimi vetëm i opinionit të ndonjë personi, qoftë ai të jetë edhe opinioni i imagjinuarë i poetit të mirënjohur italjan (Dante Aligieri), posaçërisht për një figurë hyjnore siç është figura e Profetit Muhamed, s.a.s, i dërguari i fundit i Allahut (xh.xh.), krijuesit dhe pronarit të çdo gjëje, në Tokë dhe në Gjithësi, paraqet marëzi dhe arbutëri e paparë dhe bile e palejueshme.

Duke ju rreferuarë një pjese të përkëthimit të veprës në fjalë të D.Aligierit, që e ka bërë juristja holandeze Luk Lavrijsen (Luc Lavrysen), dhe që jorastësisht është publikuarë  (lexo e porositur, e mbështetur dhe financuarë, në se nuk gaboj, nga Geert Willders,  islamofobi – armiku i mirënjohur i fesë Islame dhe i Profetit Muhamed, s.a.s.), D.Kokonozi ka tentuarë Profetin Muhamed, s.a.s. ta prezantojë si: përçarës të botës, duke e krijuar herezinë myslimane”. Vallë me të vërtetë Dante Aligieri ka menduarë dhe e ka bërë këtë ”zbulim” në lidhje me misionin dhe figurën e Profetit Muhamed, s.a.s.? Në se me të vërtetë ”zbulimi” në fjalë ka qenë vepër e tij, atëhere pas një distance kohore më se 700 vjetçare, unë të ndjerit D.Aligieri i them se e ka qenë gabim. Kjo për vet faktin se misioni dhe detyra e Profetit Muhamed, s.a.s. kanë qenë të kundërta – me rikthimin e Islamit, si fe monoteiste e cila sipas neve myslimanëve është ndjekur edhe nga profetët e mëparshëm – Ademi, a.s., Ibrahimi, a.s., Musa, a.s., Issa, a.s., dhe pejgamberët e tjerë, Profeti Muhamed, s.a.s. është përpjekur njerzimin ta shpëtojë nga marëzirat dhe dekadenca e asaj kohe dhe ta futë në binaret e drejta, ku do të dominojnë: humanizmi i mirëfilltë, drejtësija, barazija, morali, arsimimi dhe përparimi i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm i njerzimit, pamvarsisht nga përkatsija nacionale, fetare, gjinore, rascore, e tj.. e qenjeve njerzore. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se personalitetin e përsosur të Pejgamberi Muhamed, s.a.s., e karakterizonin virtytet e sipër përmendura.

“… Ai vazhdimisht pasqyronte një dinjitet të shoqëruar me ndjenjat e respektit dhe në të njëjtën kohë dhuronte dashuri me modesti. Ai, paqja qoftë mbi të!, ishte njeri dinjitoz, serioz dhe i nderuar. Ata që e shihnin për herë të parë, dridheshin përballë dinjitetit dhe nderimit të Tij, por kur hynin në klimën mëshiruese, arrinin qetësinë dhe rehatinë. Profeti ynë ka qëndruar gjithmonë larg sjelljeve që mund të cilësohen si të shthurura. Gjatë jetës së Tij asnjeri nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë, apo të ketë parë ndonjë sjellje të turpshme. Nuk përgojonte njeri, urrente thashethemet dhe përpiqej të kishte një mendim të mirë për të gjithë. I Dërguari i Zotit krahas fjalëve: “Braktisja e punëve që s’kanë lidhje me të, është tregues se sa mysliman i mirë është ai person”, është sjellë brenda kufirit të etikës dhe dinjitetit. … Ai ishte një drejtues, një lider. Duke e ditur se një e çarë e vogël në qendër mund të bëhej shkas për shkatërrime dhe rrënime të mëtejshme, Ai me karakterin dhe moralin e Tij nuk u bë asnjëherë një shembull i keq për ta. Edhe armiqtë më të betuar nuk mundën të hedhin pluhur mbi personalitetin e Tij të veçantë. Nuk mundën të gjenin tek Ai ndonjë të metë që mund të cilësohet si një dobësi morale e Tij. Kur donin të njollosnin Atë dhe çështjen e Tij, kapeshin pas gjërave të pabaza dhe imagjinare… Vehb bin Munebih, një dijetar i shquar, shprehet kështu për personalitetin e Profetit: ‘Kam lexuar 71 libra rreth Profetit. Në të gjithë librat e pashë Profetin, paqja qoftë mbi të!, si më të lartësuarin nga mendja dhe më të vlerësuarin nga pikëpamja e mendimit’…” (huazuarë nga Portali “Profeti Muhamed”).

“Periudha në të cilën jetoi Profeti njihet si Shekulli i Lumtur dhe Epoka e Bekuar. Gjatë kësaj Epoke të Bekuar, ndjekësit e Profetit u quajtën sahabe. Ata kryesisht përbëheshin në shumicën dërrmuese nga Emigrantët (Muhaxhirun) dhe Ensarët. Ky brez ishte i përbërë nga njerëz të cilët ishin të palëkundur në besimin e tyre, të mençur, të sjellshëm, mjaft të aftë, punëtorë, të durueshëm dhe të shkathët, ndaj, ata u bënë shembull për brezat e ardhshëm” (huazuarë nga Portali “Xhamia Klos – Faqe Islame”).

Pretendimi eventual i D.Aligierit se Profeti Muhamed, s.a.s. ka qenë ”përçarës i botës”, kurse feja islame na qenka “herezi”?, është në kundërshtim me të dhënat të patjetërsueshme rreth origjinës, paraqitjes, përhapjes dhe qëllimit të tre feve monoteiste në botë, mendoj unë.

Pa e zgjatur shumë, në fund të këtij reagimi tim modest deshta ti them edhe këto ca fjalë: Me ofendimin e ndjenjave tona – të më se 2 mlrd antarëve të Familjes Muslimane/ Islame të Botës, e posaçërisht të ndjenjave të më se 90% të bashkëkombasve të tij – shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Dijaspora), sipas meje, D.Kokonozi ka bërë gabim dhe mëkat të madh ndaj Allahut dhe posaçërisht ndaj figures hyjnore të Pejgamberit Muhamed, s.a.s. Prandaj, këshilla e ime ndaj tij është, sa më parë të kërkojë falje për veprimin e tij të shëmtuarë dhe të padrejtë, njëkohësisht duke e hequr/ fshirë artikullin në fjalë nga portali i lartpërmendur. Në se nuk ndodh një veprim i tillë, Portali i lartpërmendur që ka publikuarë shkrimin në fjalë, sipas meje, duhet kritikuarë dhe bojkotuarë nga bashkëpuntorët – autorët e artikujve që kohët e fundit janë publikuarë në kët portal, siç janë: kolegu i im i nderuarë – ambasadori Shaban Murati, Ilir Levonja, Ylli Dylgjeri, Artan Gjyzel Hasani, e tj.

Në se D.Kokonozi nuk pendohet për gabimin e bërë, dënimin eventual të tij nuk duhet tja shqyrtojmë ne – pasuesit të veprës dhe misionit të Profetit Muhamed, s.a.s, por atë duhet pritur tja shqyrtojë Allahu (xh.xh.) i plotfuqishëm, sa më parë që është e mundëshme, ose në ditën e kijametit, duke e dënuarë dhe vendosur atë në Fer, bashk me Dante Aligierin, kuptohet në se ky i fundit, për figurën e Profetit Muhamed, s.a.s., me të vërtetë ka patur mendim të njëjtë ose të ngjajshëm me këtë të D.Kokonozit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne