Terrori ushtrise Izraelite vazhdon. Mijëra palestinezë braktisin shtëpitë e tyre.

Kuds

Ushtria izraelite ka njoftuar se 1.500 deri në 3.000 palestinezë kanë braktisur shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Jenin për shkak të operacionit ushtarak izraelit në qytet, transmeton Anadolu.

Dje, ushtria izraelite nisi operacionin e saj më të madh ushtarak në Jenin në më shumë se 20 vjet, duke vrarë të paktën 10 palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

“Kushdo që dëshiron të largohet nga kampi i refugjatëve, i lejohet ta bëjë këtë”, tha Hagari në një deklaratë të cituar nga transmetuesi publik KAN.

Operacioni ushtarak izraelit në Jenin erdhi mes tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor të pushtuar muajt e fundit dhe bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, pothuajse 190 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne